Siç është vërejtur, kreu demokrat Basha ka instaluar premtimet e “100 ditëve të para” në ligjërimin e tij politik, duke u përpjekur që të investohet në psikologjinë e elektoratit se do jetë pikërisht ai njeriu që do udhëheqë Shqipërinë pas largimit në Ramës. E bën këtë në fakt më shumë se dy vite larg nga zgjedhjet parlamentare, por para atyre lokale, edhe me një pretendim të vagullt se në qershor do ketë dhe zgjedhje të parakohshme.
Ndërsa ato lokale pothuajse i ka shpërfillur, ndërkohë që duhej t’i shpallte si politike, për të mundësuar një votë elektorale me efekt riardhjeje në pushtet, edhe pse në 2021, atëherë kur duhet të ndodhin. Dhe, duke qëndruar te synimi i ardhjes në pushtet, ai shfaq një defekt gati historik të PD-së; mungesën e modelit promovues. Me para zgjedhjet lokale, Basha duhej të ishte rregullisht në ato bashki që drejtohen nga partia e tij, për t’u bërë reklamën e modelit të suksesit, sigurisht nëse kanë.
Duhet të qe në Shkodër, Bajram Curr, Kukës, Kavajë, Pogradec, Përmet, e prej aty t’i përcillte elektoratit aftësinë e të zgjedhurve lokalë nga forca e tij politike se ç’janë të aftë të bëjnë. Por deri më tani kjo mbetet larg çdo parafytyrimi. Thënë ndryshe, Basha ka shkuar të marrë kredi në bankë, por nuk pranon të lërë kolateral. Koletarali duhet të jetë modeli, ai pra që i kërkohet si garanci për dhënien e kredisë – pushtetit në këtë rast.
Në këtë pikë, Basha është në pozitë të ngjashme me Berishën e para 2005-ës, vit kur erdhi në pushtet. Kishte qenë njehërë, si president de jure e kryeministër de fakto, por e kërkonte pa model dhe ai – pra një kredi pa kolateral. Thjesht mjaftohej duke pranuar gabimet e së shkuarës dhe kjo i merrej si garanci se nuk do i përsëriste. Të njëjtën gjë bën dhe Basha.
Pasi ka lënë pas drejtimin si ministër të katër dikasteve dhe Tiranës si kryebashkiak, të gjitha në 8 vite, ai nuk ofron asnjë model suksesi individual, por hera-herës pranon gabimet e qeverisjes ku bënte pjesë, shoqëruar me një ndjesë dhe më pas e mbyll “garancinë e tij në bankë”. Tashmë i takon elektoratit të vendosë nëse do ia pranojë këtë rregull të diktuar nga ai, apo do i imponohet me rregullin e vet: garanci është modeli e jo ndjesa! Ku e ke? (tesheshi)
Keta genjeshtare recidiv,genjejne njemije here, qe genjeshter ta shendeerojne ne te vertet njehere.Brohorasin "nxine hajdutin" qe, te sheptojne nga nxenja e hajdutrise se tyre.Populli I di hajdutrit e ketyre hajduteve qe kudo qe shkojne bartasin"nxine hajdutin"Mos populli behet budalla e hajdutria e tyre shpeton nga kapja.
PërgjigjuAsnjehere deri tash PD e Salihut,tash e nenbishtit te tij,nuk kishte e as nuk ka projekt,program e as nuk deshmon se ka nje alternative ndryshe te qeverisjes.pervec vrasjeve,kaosit,vjedhjeve e krimit per tre cilat tashme eshte licensuar,vecmas per genejshter racidivge,keta edhe tash kane te vetmin projektprogram qe flasin e nuk deshmojne cka dijne,si bejne shtet keta,cka do te ndryshojne keta,Populli nuk hane bare,populli eshte mesuesi yne I madh,Ai te vlerson e te beson nese ofron alternative me te pranueshme se paraadfhesi.
Përgjigju