Basha: Nuk do ketë zgjedhje pa
opozitën dhe me Xhafajn ministë

Basha: Nuk do ketë zgjedhje pa<br />opozitën dhe me Xhafajn ministë
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar nga çadra e PD pasi Presidenti Nishani ka dekretuar 4 ministrat e qeverisë Rama.
 
Zgjedhje pa opozitën dhe me Fatmir Xhafën minsitër të Brendshëm nuk do të ketë. Ka qenë kjo deklarata e Bashës i cili iu kundërpërgjigj kryeministrit Rama, që theksoi me bindje se nuk do të plotësohet kërkesa e PD për qeveri teknike dhe se me 18 qershor do të ketë zgjedhje edhe pa opozitën.

"Me një akt atdhetar dhe Kushtetues, Presidenti i Republikës bëri paralajmërimin më të qartë për çdo shqiptar të përgjegjshëm, për të gjitha partitë, duke qëndruar në lartësinë e tij Kushtetuese, por edhe duke i bërë thirrje Edi Ramës dhe Ilir Metës të tërheqin kandidaturën e hetuesit xhelat dhe të hapin dialogun politik me opozitën. Dialog i cili ka dhe do të ketë vetëm një teme. Qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme", tha Basha. 
 
Kryedemokrati Basha është shprehur se “presidenti me një akt atdhetar ka vepruar në lartësinë e tij kushtetuese”.
 
Sipas Bashës Presidenti la të kuptohet se Rama dhe Meta duhet të tërheqin kandidaturën e Xhafajt dhe të dialogojnë me opozitën për të shkuar në qeveri teknike.
 
“Kush lexon më pak se kaq është miop dhe kush lexon më shumë se kaq është intrigant. Në këtë çadër dhe në këtë sheh nuk ka nevojë as për miopi dhe as për intrigantë, por ka nevojë për vendosmëri deri në fund të kësaj betereje. Edi Rama në monologun e tij foli sot për zgjedhje pa opozitën. Le ti themi që zgjedje pa opozitën nuk ka dhe nuk do ketë. Zgjedhje me Ramën kryeministër dhe Fatmir Xhafajn ministër nuk ka dhe nuk do të ketë"
, ka deklaruar kreu i PD Basha.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0