Basha nuk mund të arrijë qeverisjen thjesht si kalorësi i COVID-it

Basha nuk mund të arrijë qeverisjen thjesht si kalorësi i COVID-it

Plator Nesturi

Debati politik së fundmi duket se është drejtuar kryesisht tek një çështje, ajo e Covid-19.

Që pandemia do të përbëjë objekt diskutimi dhe shqetësimi si fenomen jo vetëm shëndetësor por dhe në ndikimin e saj në ekonomi e më gjerë, kjo padyshim është e pranueshme.

Në mbarë botën debatet rreth saj, për masat që ndërmerren si dhe për impaktin që sjellin ato në ekonomi, janë pjesë e diskurseve në çdo media.

Dhe natyrshëm që kjo do të bëhet në Shqipëri,  jo si një kopjim I asaj çfarë debatohet në botë, por sepse edhe ne kemi probleme dhe pandemia po ndikon me dhimbje në shumë fusha të jetës.

Ajo çfarë nuk përtypet ama, është fakti kur sheh se Covid- 19 mbetet tema e vetme së cilës I mëshohet në mediumet tona.

Prej shumë ditësh opozita po trysnon vetëm në këtë pikë me takime, konferenca shtypi, dalje me maska dhe kjo ndodh ndërsa tashmë kemi hyrë në ethet e fushatës elektorale.

Vetë kreu i PD, Basha, i ka kthyer në ritual të përditshëm takime me mjekë apo specialistë të përzgjedhur të tij për të përsëritur dhe ripërsëritur se është faji i qeverisë për situatën dhe se gjithçka po keqmanaxhohet.

Dakort, nëse do të ish me kaq pasi në vetvete ky do të mbetej thjesht si qëndrim politik.

Dhe siç ndodh rëndom në politikën shqiptare, për çdo aksion apo qëndrim opozita do të jetë kundër qeverisë dhe anasjelltas.

Por ky ngulmim i përditëshëm i kryetarit të PD, takim pas takimi e i rrethuar nga kamerat, pa prekur asnjë temë tjetër ndërsa jemi në periudhë zgjedhjesh është jo vetëm i lodhshëm por dhe pa fantazi.

Pak kush mund të mendojë se arësyeja që duhet të vijë Lulzim Basha në pushtet është pse duhet të luftojë Covidin.

Pak kush mund të mendojë ama, se edhe nëse ky mund të ishte motiv, duhet të jetë pikërisht Lulzim Basha ai që mund ta luftojë me sukses Covidin dhe se ka dorë më te lehtë për gjilpërat.

Në këtë fushë do të ish paraqitur dr. Pipero për flamurin e kryeministrit.

Atëherë pse kjo këmbëngule e përditshme vetëm te e njëjta vrimë e fyellit?

Është e vërtetë që pandemia është pjesë e debatit politik në çdo vend evropian dhe opozita ne shtet të ndryshme e akuzon maxhorancën për masat e ndërmarra, ose si tepër të ashpra e që pengojnë ekonominë, ose si tepër të lëshuara e që kanë çuar në shtimin e rasteve të infektimeve.

Po ashtu është e vërtetë që një pjesë të mirë të fushatës së zgjedhjeve në SHBA e mbajti pikërisht Covidi dhe masat ndaj tij dhe se Biden e luajti mirë dhe fuqishëm këtë kartë.

Por gjithsesi, sado vend të rëndësishëm të ketë, nuk mund ta harrohen në debatet poltike dhe tema të tjera po aq vitala si ekonomika, arsimi, turizmi, bujqësia etj.

Ndërkohë në gjithë këto ditë, Basha nuk ka prekur asnjë nga këto tema në daljet e përditshme.

As për ekonominë, as për arsimin, as për bujqësinë, as, as, as.. Dhe kjo ndodh me kreun e opozitës që tendon të marrë pushtetin në zgjedhjet e afërme, dhe jo në të ardhmen e largme.

Paska paradoksale, megjithatë mund të ketë edhe shpjegim tjetër..

Në skemat e marrëdhënieve me publikun, aq më tepër në një fushatë elektorale, paraqitja dhe ripërsëritja e vetëm një aspekti apo fakti, përdoret kur ose nuk je i përgatur në fushat e tjera dhe natyrisht nuk ke çfarë të thuash mbi to, ose kur fsheh diçka për të cilën je në hall dhe argumentin e ripërsëritur kërkon ta shndërrosh flamur beteje që të tjerët të mos merren me hallin tënd.Në të dyja rastet,  kreut të PD Basha, i duhet të zgjedhë të jap argument se përse ripërsërit pa fund çështjen e Covid dhe asgjë tjetër.

 Është I papërgatitur apo ka hall?

Është i papërgatitur në fushën e ekonomisë, të arsimit dhe të temave të tjera të qeverisjes e në këtë mënyrë është i papërgatitur dhe për të qeverisur pas 26 prillit?

Apo është halli për ndonjë çështje që e mundon?

Vetë Basha nuk i është përgjigjur disa pyetjeve të ngritura prej kohësh nga media.

I ka etiketuar si sulme dhe e ka mbyllur me kaq.

Por nuk u është përgjigjur, ndonëse edhe në qofshin sulme politike duhet të qartësojë pozitën e figurën e tij përpara publikut ndaj çdo akuze.

Siç është dhe rasti i fundit kur ndërsa zhvillohet gjyqi i Hagës për ish presidentin Thaçi e figura të tjera të larta të UCK, Basha u akuzua si pjesë e strukturave të hetimit të UMNIK dhe në dosket e përgatitura ndaj ish komandantëe të UCK. Basha ka heshtu për këto akuza.

Asnjë përgjigje për të sqaruar apo për ta hedhur poshtë. Madje dhe vetë PD nuk ka patur një qëndrim zyrtar për gjyqin e Hagës.

 Në vend të kësaj, Basha ka vijuar të dalë sërish çdo ditë në konferenca.

Por vetëm për çështjen e Covidit. Për asgjë tjetër.

Ndaj dhe pyetja mbetet: ka hall apo është i papërgatur? fjala

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akrepi: 13/11/2020 11:33

    Nuk mund te konsiderosh , njerez qe din vetem te thon e shkruajne brrockulla , te bejne propagante per shefat nga te cilet marrin porosine , dhe me nje cmim te majm . Te tille analist ka rruga sa te duash , - nese ju duhen . Askush te mos kujtoje se rrezohet godina me lutie , me mallekime , me deshira e me shpifie . Vetem , nese i hiqet gur nga nje gur , -sic ndodh - mundet te rrezohet godina .

    Përgjigju
  • Ceramic: 12/11/2020 15:15

    Si te thuash ti fuck face

    Përgjigju
  • Populli: 12/11/2020 13:18

    Te dyja bashke i ka zoteri dhe hallin dhe paaftesine,mungesen e inteligjences,ai eshte nje genjeshtar i lindur,nje kryehajdut dhe gjobaxhi i pandreqshem,dhe nje servil perfekt,kete te fundit e ka kthyer ne art.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja