Gafa e Bashës, '6 nga 4 biznese nuk nxjerrin fitim', Rama ironizon me puthje e shkelje syri: Ti je Artist nuk them kot unë (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon me gafat e tij për shkak të nivelit të ulët të njohurisë mbi matematikën. Në një prononcim për mediat, Basha foli për planin me 5 pika për ekonominë të PD-së, dhe gjatë fjalës së tij tha se 6 nga 4 biznese nuk nxjerrin fitim.

Kjo nuk është hera e parë që kreu i PD-së, Lulzim Basha bën gafa të tilla teksa përpiqet të japë shpjegime për ekonominë.

Më herët ai ka ngatërruar edhe datat gjatë homazheve nga "Varrezat e Dëshmorëve", ku duke dashur që t'i referohet 28 nëntorit 1443, datë e cila shënon ngritjen e flamurit Kombëtar në familjen e Kastriotëve në Krujë, Basha tha 28 Nëntor 1944, pastaj 1444. Por asnjë nga këto data nuk përkon me ngjarjen në fjalë.

Ngatërresat e tij janë kapur edhe nga kryeministri Rama, i cili bën ironi me gafat e Bashës. 

Ndërkohë në lidhje me gafën e tij të fundit ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar deklaratën e Bashës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:00
Gafa e Bashës '6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim', Rama ironizon: Ti je Artist nuk them kot unë

Kryeministri Edi Rama ka vënë në dukje gafën Lulzim Bashës teksa po shpjegonte planin me 5 pika të partisë së tij.

Kreu i PD-së tha gjatë prononcimit për mediat se "6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim". Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se Basha është artist, duke ironizuar programin, por edhe zgjedhjet në PD. Sipas kryeministrit, Lulzim Bashës nuk i kanë dalë llogaritë në rregull në asnjë rast.

"6 në 4 biznese dalin me humbje, 7 në 5 pika dalin me sukses, 6475 kandidatë në 5746 gjithsej dalin fitues në PD. Ti je Artist nuk them kot unë", shkruan Rama.

Ora 16:58
'6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim', Balla ironizon gafën e Bashës: Nuk dalin llogaritë o Lul!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar gafën e radhës të kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Video-ja e Bashës ku thoshte se "6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim" u ironizua në rrjetet sociale.

 Sipas Ballës, i bie që Luli të ketë përfshirë edhe bizneset e Kosovës, sepse nuk dalin llogarit.

"Qeshëm të gjithë kur tha 7x7=42

Qeshëm edhe më shumë kur tha se Skëndërbeu ngriti flamurin më 28 Nëntor 1944.

Sot paska këputur edhe një tjetër.

6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim. I bie të ketë përfshirë edhe bizneset e Kosovës, sepse nuk dalin llogaritë, o Lul!" shkruan Balla.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë