Lulzim Basha ka publikuar mesazhin e një qytetari, që tregon detaje nga kërkesa për arrestimin e Saimir Tahirit. Në denoncimin e tij, Basha ‘zbulon’ personin që po pastron laptopin dhe celularin e Tahirit.

Sipas tij, prej 3 netësh në darkë te shtëpia e deputetit janë mbledhur shumë njerëz që kanë hyrë e kanë dalë.

"Ja si Edi Rama blen kohë për ushtarin e tij ndërkohë që shkatërrojnë provat e krimit: “Zoti Basha prej 3 netesh ne darke te shpia e Tahirit jane mbledh shume njerez qe kane hyre e kane dale. Shume prej tyre tipa te forte e te vesh ne te zeza! Shpia po pastrohet e po krefet me thase! Ernest Dimashi Drejtori i IT po pastron laptopin dhe celularet e Sajmirit”, shkruan Basha.

basha fb

(Mesazhi i Bashës në Facebook)

d.c./shqiptarja.com