Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të Belshit, Cërrikut dhe Bradasheshit në Elbasan.
Kryetari i PD-së, Basha, u njoh me shqetësimet e banorëve si, rënia e fuqisë blerëse, rritja e çmimit të energjisë dhe u ofroi atyre paketën e shpëtimit, duke premtuar se do të ulen taksat në minimum, do ulet çmimi i energjisë dhe do te hiqet TVSH-ja për mallrat e shportës.
Banorët e Dumresë shfaqen shqetësimin për rritjen e kostove të punimeve bujqësore për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe energjisë, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Basha, u shpreh se "Kjo zgjidhet me votë dhe më 21 qershor ju keni mundësinë që këtë të keqe ta ndalni me votën tuaj. Nga ana tjetër, duke votuar për Partinë Demokratike në 21 qershor, ju bëni një zgjedhje për platformën tonë të uljes së çmimit të energjisë me 25% dhe faljes së kamatë-vonesave për të gjithë banorët e Dumresë".
/Shqiptarja.com