Basha: Oligarkëve do iu marrim
 paratë, ua kthejmë qytetarëve

Basha: Oligarkëve do iu marrim<br /> paratë, ua kthejmë qytetarëve
Protesta e Partisë Demokratike te çadra përpara Kryeministrisë ka hyrë në ditën e 11.
 
Opozita është ngujuar në të ashtuquajturën "Çadra e Lirisë" që prej mesditës së datës 18 shkurt.
 
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka renditur disa kushte për të dalë nga protesta, kauza e të cilës mbeten zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
 
Kreu i opozitës insiston për krijimin e një qeverie teknike e cila sipas tij do garantonte zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Një tjetër kusht i PD mbetet edhe votimi elektronik, pavarësisht se realizimi i të cilit ka pak gjasa të marrë dritën jeshile për arsye teknike.
 
Protestës së PD në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" i janë bashkuar mjaft figura të opozitës, ndërsa kryetari Basha ka ashpërsuar edhe retorikën politike, duke paralajmëruar për dhunë.
 
Për këtë arsye, Prokuroria ka regjistruar edhe padinë e ngritur nga Policia pas thirrjeve për dhunë të cilat bien ndesh me Kodin Penal. 

Vijon protesta e PD në Bulevard

Ora 18:30 Basha: Reforma kushtetuese e 22 korrikut është në rrezik
 
Nga çadra e opozitës kryetari i PD Lulzim Basha ka vijuar akuzat e tij ndaj qeverisë ku ka theksuar se tashmë reforma në drejtësi është në rrezik.
 
“Njeriu që e ka bërë të mundur krimin në politikë është Edi Rama. Krimi i bërë 1 me pushtetin po vë në rrezik zgjedhjet dhe drejtësinë. Sot reforma kushtetuese e 22 korrikut në drejtësi është në rrezik nga krimi që kërcënon njësoj zgjedhjet dhe drejtësinë. Kush e beson se mund të ketë drejtësi kur kemi bandat në pushtet. Si mund të bëhet vettingu kur udhëheqësit janë në parlament dhe në krye të bashkive. Edhe nëse do të zgjidhnim gjyqtarë të ndershëm ata dhe familjarët e tyre do të ishin në shënjestrën e mafias politike. Lëvizja jonë popullore dhe demokratike është shpresa e vetme për Shqipërinë demokratike dhe ne së bashku mund dhe do ta ndalim këtë të keqe. Vetting me kriminelët në pushtet nuk ka. Vetting me narkotrafikantët në pushtet nuk ka. Ditë për ditë ne zgjerojmë hapësirën e lirisë për të gjithë. Republika e re është republikë e standardit amerikan dhe europian që shqiptarët kaq shumë e duan", u shpreh Basha.

Ora 13:20 Basha takon banorët e Himarës
Banorët e Himarës marshuan pranë çadrës së lirisë ku për të njëmbëdhjetën ditë zhvillohet protesta opozitare dhe qëndresa popullore për të ngritur edhe ata zërin e shqetësimit të tyre.

Kryetari demokrat Lulzim Basha i cili po zhvillonte një bashkëbisedim me pensionistët, i ftoi protestuesit himariotë të dëgjohen nga agora e qytetarëve.

“Grabitja e pasurive publike dhe pronës është tipar i kësaj qeverie dhe për të ngritur zërin kundër grabitjes së pronave sot protestës i janë bashkuar qindra banorë nga jugu i Shqipërisë, nga Himara, nga zona të tjera të vendit. Unë dua ti mirëpres sot në këtë shesh të protestës dhe lirisë për të thënë fjalën e tyre, për të drejtat e tyre të patjetërsueshme, kushtetuese, siç është e drejta e pronës. Kundër kësaj qeverie të bandave që po i vjedh, po i tjetërson dhe po i falsifikon pronat”.

Të mbledhur me një pankartë ku shkruhej: Kryeminsitër mos na i prishni shtëpitë dhe bregun e detit; banorët e Himarës ngritën zërin për projektet e qeverisë të cilat për ta janë jo vetëm të paqarta por edhe në shkelje të kushtetutës së Republikës.

Për Nikollaq Neranxin, Himara ka kaluar shumë kryeministra, por të gjithë kanë mbetur miq të qytetit bregdetar përvec Edi Ramës.

Edi Rama në emër të disa projekteve të paqarta po shkatërron pronat tona. Po shkatërron historinë e një vendi të lashtë. Kto projekte i ka fshahur pas një gjuhe nacionaliste shumë të rrezikshme. Himariotët po përjetojnë dramë. Rama po bën genocid në zonën tonë. Pak na përzë por edhe na grabit”.

Himariotët u zotuan në çadrën e protestës qytetare se do të mbrojnë tokat e tyre me jetë. Për këtë Himara i kujoi kryeministrit disa vargje të himnit shqiptar:

Në duar armët do t’i mbajmë/ të mbrojmë atdheun në ç’do kënd/ të drejtat tona ne si ndajmë/ këtu armiqtë skanë vend.

Kreu i selisë blu Basha i quajti banorët e Himarës një dëshmi të gjallë të grabitjes shtetërore të pronave dhe pasurive të tyre nga një grusht oligarkësh nën maskën e një pushteti abuziv dhe arrogant.

“Sot nga ky shesh dua ti them gjithëseicilit prej jush se Republika e re do të jetë Republika e të drejtave themelore të çdo qytetari të saj dhe se pronat tuaja do të jenë nën mbrojtjen e sigurisë së Kushtetutës dhe ligjit. Askujt sdo i shkojë ndermënd të luaj me pronat dhe fatin tuaj”.

Kjo është sfida sipas zotit Basha. Zgjedhje të lira e të ndershme që do të rikthejnë të drejtën e patjetërshueshme për të jetuar në liri pronat.​

Ora 12:40 PD ironizon Ramën, ministrat dhe deputetët e PS-së
Protestuesit e Partisë Demokratike kanë ironizuar me anë të disa fotove satirike ministrat dhe deputetët e PS-së.
 
Pranë çadrës në Bulevard, janë montuar disa foto të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe kryeministrit Rama, duke i krahasuar me personazhet e përrallës "Ali Baba me 40 hajdutë".
 
Vizatimet artistike janë vendosur për kryeministrin Edi Rama, si dhe ministrat Ilir Beqaj, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati dhe Arben Ahmetaj.

Foto janë vendosur edhe për deputetët Gramoz Ruçi, Erion Braçe, Taulant Balla si dhe kryebashkiakun, Erion Veliaj. 

pd ironi me qeverine
(Fotot satirike të vendosura nga PD përpara Kryeministrisë)

Ora 11:30 Basha: PD do rrisë pensionin minimal në 250 mijë lekë
Kryetari i PD, Lulzim Basha, u shpreh sot se paratë e përfituara nga të ashtuquajtur oligarkë sipas tij, do iu kthehen qytetarëve.
 
Gjatë një bashkëbisedimi me pensionistë në çadrën e protestës së PD, Basha tha se do anulojë tenderët dhe koncesionet korruptiv.
 
Ai deklaroi gjithashtu se nëse PD do vijë në pushtet, brenda katër viteve nuk do ketë pensione minimale nën 250 mijë lekë të vjetra në muaj.
 
"Do anulojmë tenderët dhe koncesionet korruptive. Rritja e tarifave të universiteteve jo vetëm do anulohen por këto para do ua nxjerrim nga xhepat e fryrë dhe do ua kthejmë në rroga dhe pensione. Do rrisim ekonominë dhe ulim informalitetin.
 
Brenda 4 viteve të ardhshme do rrisim me 40% pensionet dhe nuk do të ketë pension nën 250 mijë lekë në muaj.
 
Kjo është plotësisht e mundur nga një qeveri që mendon për njerëzit, për qytetarët. Nuk do të ketë në fund të mandatit të parë të qeverisë së parë të republikës së re shqiptarë me pension minimal nën 250 mijë lekë.
 
Këto para nga diku do dalin, këto para sot i kanë një grusht njerëzish, ata jetojnë si pashallarë, sheikë, ndezin purot e shtrenjta me 50 mijë lekëshe. Do ua marrim paratë që i kanë marrë me tenderë dhe koncesione korruptive.
 
Ata do përpiqen t'i mbajnë këto para në mënyrë që shqiptarët të vijojnë të lëngojnë në varfëri, të jenë ta varur nga qeveria, ta kenë frikë, kjo është skema e tyre, mënyra sesi janë pasuruar, përmes një qeverie të kapur, fasadë, që iu shërben atyre ndërkohë që shkel me këmbë fatin e mijëra pensionistëve dhe familjeve shqiptare.
 
Këto para do ia marrim një pakice dhe do ia japim shumicës së shqiptarëve",
u shpreh Basha.



Ora 10:40 Protestues nga Himara i bashkohen çadrës së PD
Protestës së PD përpara Kryeministrisë i janë bashkuar edhe disa banorë të Himarës. 

Ata kanë mbërritur në kryeqytetin mëngjesin e kësaj të marte për t'iu bashkuar çadrës së opozitës në Bulevard. 

protestuesit himariot
protestuesit himariot
nikollaq neranxi


Ora 10:30 Basha bashkëbisedim në 11:00 me pensionistë
Kryetari i PD, Lulzim Basha, do zhvillojë një bashkëbisedim me pensionistë në çadrën e protestës së PD, përpara Kryeministrisë. 
 
Ora 10:00 Kryetari i PD, Basha mbërrin në çadrën e protestueve të PD

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit