TIRANE- Partia Demokratike dhe opozita janë të vendosura të kontribuojnë pozitivisht në kursin e gjatë dhe të vështirë deri në anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kështu u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha, pas takimit me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nikola Vuljaniç. Basha tha se vizita e Nikola Vuljaniç në vendin tonë përkon me progres-raportin e Bashkimit Europian për Shqipërinë.
Duke u ndalur tek progress-raporti i KE, kreu i PD tha se “ky progres-raport demonstron qartë se Shqipëria ka bërë përparime të ndjeshme dhe thelbësore në luftën kundër krimit, korrupsionit, reforma të gjithanshme kanë ruajtur stabilitetin dhe qëndrueshmërinë ekonomike, madje edhe rritjen ekonomike në vitin që shkoi, përkundër pseudo-diagnozave pesimiste që dëgjojmë çdo ditë në raport me gjendjen”.
Basha është ndalur me tej në angazhimin e PD për të kontribuar në rrugën e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave, ndërsa ëshët ndalur tek prishja e konsensusit për Aktin Normativ.
“Partia Demokratike dhe opozita janë të vendosura të kontribuojnë pozitivisht në të gjithë kursin e gjatë dhe të vështirë deri në anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke u zotuar për të bërë pikë së pari gjithçka për hapjen e negociatave një orë me më parë. Shqipëria e meriton. Shqiptarët e meritojnë hapjen e negociatave dhe Partia demokratike zotohet në gjithçka për hapjen e negociatave. E informova për situatën në vend, për klimën politike pas shkelmimit të konsensusit nëpërmjet Aktit Normativ nga ana e maxhorancës dhe Kryeministrit Rama, për sinjalin e keq që kjo jep në mëngjes të kësaj qeverisje përsa i përket shkallmimit të kulturës së re dhe europiane të politikëbërjes që është një kulturë e gjithëpërfshirjes dhe dialogut dhe jo e akteve të njëanshme arbitrare të zhbërjes së konsensusit unanim, si dhe për të tjera veprime të tjera të javëve të fundit që tregojnë qartë një mentalitet jo vetëm antikonsensus, por edhe antiligj dhe antikushtetues”, u shpreh Basha.
Ndërkaq, Raportuesi në Parlamentin Europian për Shqipërinë, Nikola Vuljaniç, shprehu vlerësimin e tij për rolin e qeverisë dhe opozitës në kuadër të përmirësimeve dhe hapave që vendi ynë ka bërë në kuadër të procesit të integrimit europian. Vuljaniç më tej shprehu besimin se rekomandimi do të pranohet nga KE, ndërsa theksoi se theksi i integrimit qendron tek kopromisi dhe gjithëpërfshirja.
“Ideja e kompromisit është një çelës në politikën e Bashkimit Europian dhe ju duhet të gjeni kompromisin. Ka disa probleme dhe përplasje mes qeverisë dhe opozitës në Shqipëri dhe shpresoj se problemet do të zgjidhen këtu sepse nuk mund t’ua zgjidhë Europa. Ju do t’i zgjidhni në mënyrën më të përshtatshme. Nga ajo që pashë sot është se të dyja krahët janë shumë të interesuara në përmirësimin e pozicionit të Shqipërisë, në përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë dhe duke pasur këtë në mendje jam mese i sigurtë se përplasjet që egzitojnë nuk do të ndikojnë në procesin e integrimit Europian të Shqipërisë”, tha Nikola Vuljaniç në fjalën e tij.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com