Basha pas protestës: Mbaroi
ora e qeverisë, ne alternativa e re

Basha pas protestës: Mbaroi<br />ora e qeverisë, ne alternativa e re
TIRANE - Një ditë pas protestës së thirrur nga opozita, lideri demokrat ka dalë para mediave duke falenderuar fillimisht qytetarët për pjesëmarrjen në protestë dhe qytetarinë e treguar në këtë event.
 
Basha tha se ky ishte bashkimi më i madh popullor që drejtoi gishtin e akuzës ndaj dyshes Rama-Meta si përgjegjësit kryesor për gjendjen e vështirë që po kalon vendi.
 
"Mirënjohje për ata që dje lanë çdo gjë dhe erdhën në bashkimin më të madh popullor, drejtuan fjalën e gishtin e akuzës ndaj dyshes Rama­-Meta si dyshën përgjegjëse për të gjithë të keqen që ka vendi."- tha Basha
 
Pikërisht kjo keqqeverisje tha Basha ka përballë një alternativë që u shërben qytetarëve e për këtë arsye kryetari I opozitës tha se qytetarët nuk kanë kohë të presin më nga kjo qeveri të cilës sipas tij i ka mbaruar koha.
 
“Erdhën për të treguar sëbashku se ka kthim nga gremina në rrugën e mbarësisë. Treguan se ka rrugëdalje nga qorrsokaku. Dëshmuan se bashkimi pa bindje politike është forca jonë.”-tha Basha.

Më tej Basha theksoi se ata se ngritën barrikadën më të fuqishme popullore në mbrojtje të lirive, virtyteve dhe që përqafuan kauzën e dekriminalizimit të Kuvendit.

“Rama-­Meta ndodhën zi. Qytetarët treguan se të tmerruar janë qeveritarët, Rama e Meta, ankth e mbyllen parlamentin si asnjëherë më parë në 24 vite. I ka bërë me hije ora e sovranit në këmbë e të vendosur për shkak të zullumit të pafre ku janë zhytur. Qeveria e tyre ka mbaruar orën e saj.”- tha Basha.

Më tej Basha ka vijuar duke theksuar se “Shqipëria e Bashkuar në protestë i tha Metës:Ik, hapi rrugë drejtësisë të hetojë. E keqja ka mbërritur në çdo vatër. Shqipëria në Protestë  përqafoi kauzën e bashkëpunimit.”

Zëri i protestës do të vazhdojë tha Basha duke paralajmëruar në këtë mënyrë vijimin e protestave qytetare.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë