Basha pas takimit me ministrin hungarez: Pas 25 prillit, procesi i integrimit do të jetë sukses! Për 8 vite Shqipëria në vendnumëro (VIDEO)

Kreu i PD Lulzim Basha ka folur pas takimit me ministrin e Jashtëm të Hungarisë Péter Szijjártó. Gjatë deklaratës së tij Basha tregoi disa detaje nga biseda me zyrtarin e lartë, duke shtuar se pas 25 prillit do të nisë një epokë e re për vendin tonë sa i pëket procesit të integrimit. Basha deklaroi se pas 25 prillit, procesi i integrimit Europian do të jetë suksesi kryesor.

"shpreha ministrit të jashtëm Szijarto mirënjohjen e thellë timen dhe të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar për mbështetjen që Hungaria i jep Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Për fat të keq kemi humbur 8 vite, Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, s’ka bërë dot asnjë hap përpara për shkak sepse kryeministri në ikje Edi Rama ka vënë interesat e tij personale dhe politike mbi interesat e shqiptarëve dhe ka bllokuar integrimin europian të vendit.

E garantova se pas 25 Prillit do të kemi një erë të re të bashkëpunimit me Hungarinë dhe me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian, me qëllim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian duke nisur me plotësimin e të gjitha kushteve që do të çojnë në hapjen e negociatave. Ishte pikërisht dështime i këtyre 8 viteve të Edi Ramës që nga 3 u bën 5, 9 dhe pastaj 15 kushte dhe do të jetë ndryshimi i 25 Prillit që do të bëjë të mundur zhbllokimin e rrugës europiane të Shqipërisë.

Procesi i anëtarësimit duke filluar me hapjen e negociatave do të ndihmojë po kështu në përmirësimin e klimës së biznesit dhe besimit të investitorëve të huaj. Kjo do të thotë më shumë garanci për investimet e huaja, më shumë garanci për punësim dhe mirëqenie për qytetarët shqiptarë.

Këto janë çështjet që ndava me ministrin e jashtëm hungarez dhe e garantova se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të bëjnë gjithçka që pas 25 prillit edhe procesi i Integrimit Europian do të jetë një sukses siç arritëm sukseset e mëparshme për shqiptarët, duke futur vendin në NATO, duke hequr vizat për qytetarët shqiptarë, duke nisur me sukses procesin e anëtarësimit së Shqipërisë në Bashkimin Europian, na takon që së bashku me gjithë shqiptarët pas 25 prillit të hapim negociatat, të përmirësojmë klimën e biznesit, të sjellim investimet europiane, natyrisht është hungareze në Shqipëri në funksion të punësimit dhe të mirëqenies së shqiptarëve", tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:37
Meta takim me Ministrin e Jashtëm të Hungarisë: Të rritet bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve 

 

Presidenti  Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Hungarisë,  Péter Szijjártó, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira mes dy vendeve dhe dy popujve, duke vënë theksin në rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe të investimeve shumë të mirëpritura hungareze në Shqipëri.

Presidenti Meta e falënderoi Ministrin Szijjártó, për qëndrimin mbështetës të Hungarisë për proceset e integrimit evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit shprehu falenderimet për mbështetjen e vyer të Hungarisë në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në nëntor të vitit 2019, si dhe për ndihmën në përballimin e pandemisë COVID-19.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë