TIRANË - Pasiguria në rritje dhe krimi në ngjitje janë prodhim i drejperdrejtë i keq-qeverisjes qe shkaterroi policine dhe promovon krimin. Kështu deklaron kreu i opoztës Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social 'Facebook' në lidhje me atentatin në Vlorë që i mori jetën Isuf Brahimajt dhe ku mbeti e plagosur 19-vjeçarja, Ornela Gjini.
Shpërthimi, PD:Policia e shfokusuar, e përqendruar në urdhra politike
Partia Demokratike ka reaguar mbi atentatin me tritol në qytetin e Vlorës, vetëm pak orë pas ngjarjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm dhe i mori jetën një biznesmeni dhe plagosi një shtetase tjetër, ndërkohë që PD nuk ka vonuar ta politizojë atë.
Në një deklaratë për mediat, deputeti i kësaj partie , Helidon Bushati u shpreh se Policia e Shtetit po përdoret në “aksione televizive” nga ana e Kryeministrit Rama dhe kjo gjë “e ka shfokusuar nga detyra e saj kryesore, që është rendi publik dhe siguria”.
Gjithmonë sipas Bushatit Policia “është zhvendosur në ekran” dhe është përqendruar në urdhra politike ndërkohë që në vend është rritur kriminaliteti. Provë për këtë argumenttë fundit, sipas Bushatit, është rasti i sotëm i vrasjes me tritol.
Gjithashtu sipas deputetit të Partisë Demokratike “në realitet” të gjithë treguesit e rendit dhe sigurisë publike po përkeqësohen ndërkohë që Policia e Shtetit po përdoret “si sfond për publicitet qeveritar”.
Më poshtë deklarata e plotë për shtyp e deputetit të Partisë Demokratike, Helidon Bushati.
“Përfshirja e Policisë së Shtetit në fushatat propagandistike të qeverisë, në aksione televizive, përqendrimi i saj tek urdhrat politike të prishjes selektive të ndërtimeve, e ka shfokusuar nga detyra e saj kryesore, që është rendi publik dhe siguria.
Ngjarja e rëndë sot në mëngjes në Vlorë, atentati që i mori jetën biznesmenit dhe plagosi një qytetare, riktheu edhe një herë terrorin e tritolit.
Atentati i sotëm tregon se Edi Rama e Saimir Tahiri e kanë zhvendosur policinë në ekran, duke e hequr nga puna e saj e përditshme, nga arsyeja përse kjo strukturë ekziston. Rendi dhe Siguria Publike.
Përdorimi i Policisë së Shtetit si sfond për publicitet qeveritar, kthimi i propagandës në prioritet numër një, ka bërë që në realitet, në terren, të gjithë treguesit e rendit dhe sigurisë publike të përkeqësohen.
Vrasjet janë shtuar.
Vjedhjet janë shtuar.
Aksidentet janë shtuar.
Qytetarët nuk jetojnë minutat e bollshme të fushatës propagandistike të Edi Ramës në ekran. Qytetarët jetojnë orët e gjata të pasigurisë në jetën e tyre të përditshme që është krejt e kundërta e retorikës boshe të Kryeministrit.”- deklaroi për mediat deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO