Basha: PD, program me ekspertë
të CDU së Merkel, model i ri politik

Basha: PD, program me ekspertë<br />të CDU së Merkel, model i ri politik
Kryetari i PD, Basha ka prezantuar programin e PD të hartuar me ekspertë të CDU-së gjermane dhe fondacionit 'Konrad Adenauer' në Shqipëri.
 
 Lideri i opozitës u shpreh se udhëhiqemi nga të njëjtat parime si CDU dhe si alternativë qeverisëse nesër, PD ka hartuar një program që ka në qendër qytetarin dhe jo monopolin.
 
Basha theksoi se ndryshe nga qeveria e sotme, programi i PD synon një model të ri politik, nuk ka premtime boshe, por është realist dhe konkret me qëllimin kryesor shmangien e abuzimeve.
 
"Në po marrim përgjegjësitë tona si opozitë për të shpalosur para shqiptarëve jo vetëm denoncimet, por edhe rrugët e daljes nga kjo situatë.
 
Rrugët e daljes, kalojnë patjetër nga një model i ri politik, të një demokracie funksionale.
 
Pushtetin duhet ta kenë qytetarët, kjo është A-ja, pa të cilën nuk mund të them as B dhe as C.
 
Prioritetet tona që i kemi konsultuar, kanë qenë subjekt i një inspektimi të suksesshëm me ekspertë të njohur ndërkombëtarë, të CDU-gjermane, të drejtuar nga Merkel dhe të fondacionit 'Konrad Adenauer' në Shqipëri.
 
Na janë gjendur pranë për ekspertizë makro ekonomike dhe fiskale.
 
Ekspertë të ekonomisë dhe financave kanë diskutuar në detaje për ekonominë dhe janë shprehur me optimizëm për projektin tonë.
 
Jo shumë e për lumë si qeveria aktuale, ndaj angazhimet tona janë realiste, konkrete, të matshme dhe të bëshme.
 
Ne besojmë te modeli i ekonomisë së tregut, zbatuar me sukses në Gjermani, po e adoptojmë në programin tonë.
 
Më pak shtet arbitrar dhe më shumë liri për njeriun. Shtet pa monopole, armiqësi totale kundër monopolit.
 
Shtet që siguron akses të lirë në sipërmarrjen private
" deklaroi Basha.
 
Drejtuesi i politikave ekonomike të 'Conrad Adenauer', Matthias Schafer u shpreh se "Programi parashikon skemë taksimi që ndihmon sipërmarrjen, garanton rritje ekonomike, vende të reja pune
 
Ky program është i përshtatshëm për të zgjidhur shumë probleme që frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri dhe për të sjellë një kurs më të shpejt dhe më të fuqishëm rritjeje në këtë vend.
 
Duhet krijuar bindja që të kemi një sistem taksash të thjeshtë, transparent me qëllim që të ardhurat e njerëzve të mbeten po tek ta.
 
Kemi zhvilluar disa propozime në fushën e taksave të cilat duhet të kontribuojnë për të mbështetur dinamikën sipërmarrëse.
 
Kjo është një përvojë të cilën e kemi bërë në Gjermani dhe kjo çon në rritjen e vendeve të punës, në rritjen e mirëqenies.
 
Këto janë disa ide në fushën e politikave të taksave për të njohur rritje në ekonominë shqiptare.
 
Nëpërmjet rritjes ekonomike mund të krijohen vende të reja pune, duke krijuar bazat e barazisë sociale, pasi dua të theksoj se përzierja e rendit të lirisë ekonomike e kombinuar me një ekuilibër social përbëjnë baza të rëndësishme edhe për ata persona të cilët kanë vështirësi apo e kanë më të vështirë që të jenë pjesë e ekonomisë së lirë të tregut
" deklaroi ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social