Kreu i PD Lulzim Basha ka treguar se babai i tij para 2 ditësh ka pasur ditëlindjen por ai nuk ka mundur që ta urojë nga afër prej Covid. Këtë deklaratë e ka bërë nga një takim me studentët të cilëve u ka bërë thirrje që të respektojnë masat.
"Kërkesa e parë është që ne të bëjmë gjithçka të mbrojmë njerëzit ndaj sëmundjes. Kam një muaj e gjysmë pa i parë prindërit, më merr malli por smundem., Para dy ditësh kishte ditëlindjen im atë dhe skisha mundësi tja uroj nga afër, dhe ska gjë më të dhimbshme se të mos i urosh për ditëlindje por i ruajmë", tha Basha.
Më tej ai ka akuzuar qeverinë e cila sipas tij ka lënënë mëshirë të fatit jo vetëm studentët por edhe njerëzit të cilët sipas tij duhet të presin me ditë të tëra për të bërë tamponë.
“Në lidhje me vendiemt e padrejta që janë marrë në kurrizin tuaj, dua t’ju them se po nuk morëm masa vetë, qeveria na ka lënë në mëshirë të fatit. Vetëm nga rrethi i m i ngushtë dhe familjar kam pasur dijeni për 7 apo 8 raste me Covid. Shqetësimi më i madh janë ata që janë në moshë të shtyrë. Nëse nuk marrim masat tona i ekspozojmë përballë rrezikut të madh. Gjatë gjithë javës ka pasur shtim të rasteve, më është mbushur inboxi me sms të njerëzve që duhet të presin me ditë të tëra për të bërë një tampon, sorollaten dyerve të spitalit dhe nuk bëjnë gjënë kryesore, testimin.
Pasi testohen iu jepet mjekim mbi 200 euro kushton trajtimi më i lirë, imagjinoni ata që kanë nevojë për ilace ekstra. Disa mund t’i keni pensionistë prindërit, siç i kam edhe unë, që paketa e kurës ju shkon më shumë se sa dy pensione bashkë. Ju ankoheni që keni kaluar mësimin online, që se di si kanë kaluar online kur s’janë marrë masa për të kaluar online, por imagjinoni që këta s’kanë marrë masa për testimet. Valën e dytë nuk e ndalte dot askush, por kam 5 javë që i kërkoj të marrë masa, kërkesa e parë ishte të rriste testimet", tha më tej ai.
Lajmi kryesor:
Basha me studentët (militantë të PD-së): Mësimi të bëhej në auditore, vendimi për 'online' të lajmërohej më herët! Ti lëmë sulmet politike, por të shtojmë testet
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
19.9%
-
As i mirë as i keq
35.7%
Vota total: 582
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56