TIRANË- Kreu i PD Lulzim Basha, në takim me studentë në Qytetin Studenti sot në ditën e parë të fillimit të vitit të ri akademik, ka deklaruar se masat duhet të ishin lajmëruar më herët nëse do merreshin. Sipas tij duhet të ishin marrë masa si në vendet e rajonit në mënyrë që mësimi të zhvillohej në auditore.

"Vala e dytë e infeksionit është një valë që sdo e ndalte askush por unë kam 5 javë që i bëj thirrje qeverisë të marrë masa. Kemi shpenzimet më të larta në rajon për koncesionet. Nuk ka tamponë as në Tiranë as në rrethe. Qeveria ka braktisur të gjithë. Ju të gjithë keni bërë shpenzime par se të filloni vitin e ri shkollor. Të tjerë kanë paguar shpenzimet e shtëpisë, qeranë.  Silvi nga Vlora më shoqëroi deri këtu. Më tha që kanë shpenzuar, të tjerë kanë shpenzuar për qiranë. Më the kishe punë dhe e humbe. Ka papërgjegjshmëri për këtë situatë.Kjo situatë dihet. Dhe duhet të parandalohej që mos bëheshin këto shpenzime. Mos bëheshin këto shpenzime, dhe të merreshin masa si në çdo vend të rajonit mos ndërpritej. Ka një mungesë totale pandjeshmërie", tha Basha.

Ai ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se me eurot që u janë dhënë inceneratorëve, mbulohen tarifat e të gjithë studentëve. Të mos mësosh as nga gabimet e tua dhe nga fqinjët është papërgjegjshmëri, tha Basha duke iu referuar Ramës.

"Studentët shqiptarë, jo të varfër por të vjedhur. Kam 5 javë që bëj thirrje për subvencionimin e tabletëve për mësimin në distancë. Kjo pandemi vetë sa i hoqi maskën kësaj qeverie. Rrugëdalja është të kthehen taksat tek qytetarët, jo tek inceneratorët. Qeveria duhet të pajisje me mjete mbrojtëse të gjithë mjekët dhe infermierët. Qeveria duhet të mbulojë paketën e ilaçeve anti-Covid. Qytetarët po marrin kredi për të paguar ilaçet e kurës anti Covid, kus është parë kjo.

Qeveria duhet të blejë tamponët, të testojë dhe të mbulojë ilaçet për të sëmurët. Të gjithë spitalet publike dhe shumica e klinikave private në kolaps nga keqmenaxhimi i pandemisë. Unë jam shumë optimist, e keqja do të marrë fund më 25 prill. Më 25 prill do të nisim ta shërojmë Shqipërinë. Më 25 prill do të nisim të shërojmë edhe ekonominë, edhe shërbimet publike. Do të kemi një qeveri që mendon për shqiptarët, jo që mbush xhepat.  Të mos mësosh as nga gabimet e tua dhe nga fqinjët është papërgjegjshmëri. Nga sot deri në largimin e kësaj të keqeje gjithkush prej nesh duhet të vazhdojë ta ngrejë zërin. Ngrijeni zërin sepse po kërkoni atë që ju takon, që fqinjët tanë e kanë garantuar. Me 76 milion euro që u ka dhënë inceneratorëve, mbulohen tarifat e të gjithë studentëve", shtoi më tej.

Megjithatë, nga ajo çka ka rezultuar është se ato që Basha i shiti si studentë, në të vërtetë disa prej tyre janë anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike (Lexo këtu)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:46
Zgjedhjet në universitete, Basha: Proces fiktiv, ne do t'i lëmë universitetet të pavarura! 10 mijë studentë do kenë stazhe të paguara

Kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar se kur ai të vijë në pushtet universitetet do të jenë të pavarura.

"Zgjedhjet në Universitete një proçes fiktiv. Ne nuk i kemi njohur zgjedhjet e 30 korrikut. Është një proces fiktiv dhe kjo nuk është hera e parë që ata bëjnë procese fiktive.

Ne do të investojmë gjysmën e fondit të paketës për universitetin për të paguar stazhin e 10 mijë studentëve çdo vit. Ne do t'i lëmë universitetet të vetëqeverisen në mënyrë autonome. Do të kenë pavarësinë e tyre", tha Basha.

Nga këtu ai premtoi se për 10 mijë studentë do të kenë stazhe të paguara.

"Rënia në pikiadë e cilësisë së mësimdhënies për shkak të metodës anti cilësore. Ka larguar mësues të aftë nga puna dhe kanë vënë njerëz që skanë lidhje me mësimin. Ai tetë vjet këtë punë ka bërë mendoni që do ndryshojë 8 vitet e ardhshme? Ndaj them duhet larguar e keqja. Me ne do të ketë një ndryshim të thellë dhe të shpejtë. Ju përmenda çështjen e tarifave që në 2008 ka qënë një nga problematikat kryesore. Ne do të investojmë që studentët shqiptarë të kenë mundësi të bëjnë praktikë.

Gjysma e fondit të paketës për universitetin shkon për të paguar stazhin e 10 mijë studentëve çdo vit. Do paguhet nga shteti që nga viti ynë i parë në pushtet. Ata do marrin 30 mijë lekë në muaj para se të shkojnë tek praktika e punës. Që ditën e parë në pushtet, PD dhe qeveria e re do mundësojnë që zëri juaj dhe i pedagogëve të dëgjohet. Qeverisjen ne do t’ja lëmë vetë universteteve, do kene autonomi. Ju e pedagogët do i vendosni vetë rregullat”, tha Basha.

Ora 13:40
Basha 'ftesë' Ramës: Ti lëmë llafet boshe e sulmet politike, të shtojmë testet

Kreu i PD Lulzim Basha vijon replikat në distancë me kryeministrin Edi Rama. Nga takimi me studentët Basha i drejtohet Ramës duke i thënë që të lërë sulmet politike dhe të shtojë testet për Covid.

"Ti lëmë llafet Boshe dhe sulmet politike, me shëndetin e qytetarëve. Tani është momenti tu  gjendjmi pranë qytetarëve të shtojmë testet se jemi vendi me testet më të ulëta në rajon", tha ai.

Ora 13:32
Basha për Covid: Para 2 ditësh kishte ditëlindjen im at dhe s'e urova dot nga afër

Kreu i PD Lulzim Basha ka treguar se babai i tij para 2 ditësh ka pasur ditëlindjen por ai nuk ka mundur që ta urojë nga afër prej Covid. Këtë deklaratë e ka bërë nga një takim me studentët të cilëve u ka bërë thirrje që të respektojnë masat.

"Kërkesa e parë është që ne të bëjmë gjithçka të mbrojmë njerëzit ndaj sëmundjes. Kam një muaj e gjysmë pa i parë prindërit, më merr malli por smundem., Para dy ditësh kishte ditëlindjen im atë dhe skisha mundësi tja uroj nga afër,  dhe ska gjë më të dhimbshme se të mos i urosh për ditëlindje por i ruajmë", tha Basha.

Më tej ai ka akuzuar qeverinë e cila sipas tij ka lënënë mëshirë të fatit jo vetëm studentët por edhe njerëzit të cilët sipas tij duhet të presin me ditë të tëra për të bërë tamponë.

“Në lidhje me vendiemt e padrejta që janë marrë në kurrizin tuaj, dua t’ju them se po nuk morëm masa vetë, qeveria na ka lënë në mëshirë të fatit. Vetëm nga rrethi i m i ngushtë dhe familjar kam pasur dijeni për 7 apo 8 raste me Covid. Shqetësimi më i madh janë ata që janë në moshë të shtyrë. Nëse nuk marrim masat tona i ekspozojmë përballë rrezikut të madh. Gjatë gjithë javës ka pasur shtim të rasteve, më është mbushur inboxi me sms të njerëzve që duhet të presin me ditë të tëra për të bërë një tampon, sorollaten dyerve të spitalit dhe nuk bëjnë gjënë kryesore, testimin.

Pasi testohen iu jepet mjekim mbi 200 euro kushton trajtimi më i lirë, imagjinoni ata që kanë nevojë për ilace ekstra. Disa mund t’i keni pensionistë prindërit, siç i kam edhe unë, që paketa e kurës ju shkon më shumë se sa dy pensione bashkë. Ju ankoheni që keni kaluar mësimin online, që se di si kanë kaluar online kur s’janë marrë masa për të kaluar online, por imagjinoni që këta s’kanë marrë masa për testimet. Valën e dytë nuk e ndalte dot askush, por kam 5 javë që i kërkoj të marrë masa, kërkesa e parë ishte të rriste testimet", tha më tej ai.