Basha: Për para e pushtet,Rama
shkel ligjin, godet të pambrojturit
 

Basha: Për para e pushtet,Rama<br />shkel ligjin, godet të pambrojturit<br /> 
MIRDITE - Në aktivin e Mirditës, kreu i PD-së Lulzim Basha u ndal tek operacioni policor në Rrëshen, ku u kapën 4.2 ton drogë, në ish–pularinë e qytetit.
Basha foli për një përplasje mes policisë së Lezhës dhe Rrëshenit, duke deklaruar se "kjo ngjarje është dëshmia e kthimit të shtetit në një bandë, e cila përplaset mes veti për pazare droge, ndërsa forcën e ligjit e tregon duke dhunuar të pamundurin, të papunin, të varfrin".

U rrethua ish-pularia sepse ishte sinjalizuar prani e madhe e drogës. Çfarë ndodhi?! Policia e Rrëshenit u tërhoq, iku fare nga skena, Policia e Lezhës nuk pranonte të ndërhynte. A nuk janë këta policët që i marrin shpirtin qytetarit se nuk ke vënë rripin e sigurisë?! A nuk janë këta që Saimir Tahiri i çon për të marrë fermerin, fshatarin, qytetarin që vë pesë tjegulla në çatinë e vet dhe i rras brenda, i terrorizon, apo për një faturë tatimore, apo për çështje të energjisë dhe kur shkojnë te pularia për të kap drogën sillen si pulat vetë.”- deklaroi Basha.

Sipas kreut të opozitës, "në mbi 3 vjet qeverisje Rama ka treguar se i vetmi shqetësim i tij është pasurimi i tij dhe klientëve të pushtetit dhe fama personale me ekspozita dhe promovime libri".

Sot në Shqipëri kemi një qeverisje e cila shqetësohet vetëm për pasurinë e vet dhe vetëm për pushtetin e vet. Sot në Shqipëri kemi një regjim i cili shqetësohet vetëm për paratë dhe pushtetin e vet. Për paratë dhe pushtetin e vet, kjo qeveri shkel ligjin, mbron kriminelët, godet të pambrojturit. Për paratë dhe pushtetin e vet Edi Rama e ka shndërruar buxhetin e shtetit në pasurinë e tij private me të cilën pasurohet ai dhe një grusht njerëzish.”​- tha Basha. 

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh