Basha për vizitë në tre familje në një pallat: Vuajnë të njëjtat halle...na duhet ndryshim i madh në qeverisje

TIRANË- Derë më derë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar disa familje në Tiranë, sipas së cilit është njohur me gjendjen e vështirë në të cilin po jetojnë shqiptarët. Duke e vënë theksin se kjo nuk është një fushatë elektorale, ku po mbledh vota, Basha shprehet shqiptarët po vuajnë nga një ekonomi e ulët dhe se ndryshimi do të vijë vetëm me ndryshimin e qeverisë.

"Për vizitë në familjet e Nikos, të Gëzimit dhe të Ilirit, te cilët jetojnë në të njëjtin pallat dhe ndajnë të njëjtat halle: ekonomi e dobët, papunësi e lartë dhe emigrim masiv. Me problemet e tyre përballet sot pjesa më e madhe e familjeve shqiptare. Pasi dëgjova me vëmendje shqetësimet e tyre, i sigurova ata se ne i kemi të gjitha mundësitë për një jetë më të mirë këtu në Shqipëri! Për këtë na duhet një ndryshim i madh në qeverisje, në botëkuptim dhe në prioritete për ta vënë në jetë këtë potencial të jashtëzakonshëm që do të garantojë kushte më të mira ekonomike për familjet shqiptare dhe do t’i japë fund largimit masiv nga vendi", tha Basha.

Postimi i plotë i Bashës

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur