TIRANË, 2 Dhjetor/ATSH- I. Vata/-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli mbremjen e sotme në një deklaratë për mediat për të hedhur poshtë skemën e re të kryeministrit Rama për lehtësimin e pagesave të energjisë elektrike dhe kamatvonesat për qytetarët dhe sipas tij, qeveria nuk ofroi asnje zgjidhje.
Basha u shpreh se "asnjë zgjidhje nuk ofroi sot kryeministri Rama me gjasme skemën e prezantuar. Protesta popullore e 22 nëntorit, marshimi popullor, e detyroi të bënte një hap pas, por ai e la lakun në fytin e qytetareve. Ai vazhdon të lëre në fuqi faturat abuzive dhe kamatvonesat mbi to. Ka gjobitur padrejtësisht qytetarët e vendit dhe tani u thotë se gjobat e padrejta mbeten në fuqi, duke ua zgjatur më shumë dhimbjen në kohë".
Qytetarët janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe nuk kanë me se të paguajne dhe ai u thotë të paguajne plus 20% se ju fal 80%. Me çfarë t'i paguajd ku s'ka asgjë, s'ka hapur asnjë vend pune, kur ka mbyllur sipas INSTAT, 22 mijë të tillë. Me çfarë të paguajne kur rrogat nuk janë rritur. Pensionët nuk janë rritur, çmimet janë rritur dhe me çfarë t'i paguajnë?", shprehet Basha. "Politika e qeverisë për energjinë është një terr. Ne përsërisim kërkesën tonë, mos e rrit cmimin e energjisë, merr masa të menjehershmë për pezullimin e çdo fature abuzive", ka përfunduar Basha. /a.ke/











