Basha president? Gjiknuri: Diversion brenda PD-së, jo eksperimente me figura të dështuara! Nga bypass-i, te hekurudha e autoparku, 3 projektet madhore për Elbasanin

Basha president? Gjiknuri: Diversion brenda PD-së, jo eksperimente me figura të dështuara! Nga bypass-i, te hekurudha e autoparku, 3 projektet madhore për Elbasanin

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri thotë se presidenti i ri duhet të jetë një figurë me integritet që të qëndrojë mbi palët dhe të mos ketë interesa politike. Në një intervistë për InfoWebTv Gjiknuri nënvizoi se kreu i ri i shtetit duhet të jetë antipodi i Ilir Metës në Presidencë.

“E rëndësishme është që të gjejmë një president që të mos jetë si presidenti që kishim. Pra, të jetë një njeri që di të qëndrojë mbi palët, një njeri që nuk ka interesa dhe plane politike, një qytetar me integritet. Mund të jetë ish politikan, ish-akademik. Ne kemi mundësi ta zgjedhim presidentin tonë me 71 vota, kjo nuk diskutohet. Ne mendojmë që t’i afrojmë qytetarëve shqiptarë një antipod të asaj që pamë te Ilir Meta. Do të thotë një figurë që ka integritet, nuk ka interesa të çastit politike dhe të dijë që të qëndrojë mbi palët dhe ta shikojë misionin e tij si president dhe jo si një njeri që ka misionin e tij politik që çfarë do të bëjë pas ditës që do të ikë nga detyra apo gjatë kohës që jam në detyrë se si do t’i shërbej forcës politike që më ka propozuar”, tha Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm i PS hodhi poshtë dhe zërat se Lulzim Basha mund të jetë një kandidat i mundshëm për President. Sipas tij, ky është thjesht një diversion i përdorur brenda PD-së. Gjiknuri thotë se nuk do të bëjnë eksperimente me figura që kanë dështuar në politikë, duke iu referuar humbjeve të Bashës.

“Tani kjo e Bashës e ka gjetur përgjigjen. Ka qenë më shumë një diversion brenda PD-së. Ne s’do të bëjmë eksperimente me figura që dështuan me një drejtim të politikës dhe mendojnë se do të gjejnë presidencën për platformë tjetër politike. Ne duam të evitojmë atë që patëm me Ilir Metën i cili mbase me dy mendje apo me gjysmë zemre la drejtimin e LSI, dhe u fut në presidencë dhe atje e ktheu presidencën në një platformë politike të tijën dhe një instrument për ta përdorur në interes të opozitës. Presidenti duhet të jetë kundërshtar I partive, ai s’duhet të përfshihet fare në politikën e ditës, por të respektojë vetëm Kushtetutën”, u shpreh Gjiknuri.

Gjiknuri, drejtues politik i qarkut Elbasan ka treguar tre prej investimeve prioritare të qeverisë socialiste në këtë qytet. Ai theksoi se Byppas-i i Elbasanit është projekti i ardhshëm i qeverisë shqiptare që do të përfundojë brenda këtij mandati. 

“Byppas-i i Elbasanit apo unaza e qytetit, është projekti i ardhshëm i qeverisë shqiptare. Është gjë që është duke u bërë studimi i plotë dhe është një nga angazhimet që ne do ta marrim përsipër në këtë 4-vjeçar ta përfundojmë. Ajo do të zgjidhë shumë probleme, së pari do t’i japë siç dihet jetë Korridorit të 8 që është një korridor shumë i rëndësishëm që dhe nuk i vlen vetëm Elbasanit, por i vlen dhe lidhjes me kufirin me Maqedoninë dhe me Greqinë. Së dyti do të shmangë trafikun nga qendra e Elbasanit. Por do të krijojë mundësi dhe për zhvillimin e gjithë industrive. Në perspesktivë jam i bindur se dhe hekurudha do të jetë hapi tjetër pasi të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës dhe ajo e  Vorës me Hanin e Hotit, projekti tjetër do të jetë me Elbsanin. Njëkohësisht një investim shumë i mirë do të jetë “Lungofiume” ajo që quhet shëtitorja në breg të lumit,  përfshirë dhe parkun e madh, automotoparkun  që dhe ai do të jetë jo vetëm një ambient argëtues, por dhe një qendër që do të gjenerojë punësim, të ardhura, interes për Elbasanin”, nënvizoi Gjiknuri.

Partia Socialiste nis nesër procesin e konsultimeve për emrin e presidentit të ri dhe do të përfundojë më 29 prill dhe më pas të fillojë procesi në Kuvendi, me raundin e parë të votimeve më 4 maj. Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Domethënë në rastin konkret procedura duhet të nisë para datës 24 maj. Presidenti Ilir Meta mbyll mandatin e tij më 24 korrik 2022.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • labo: 20/04/2022 14:40

    kryeministri u tall per presidentin meta dhe e zgjodhi nga halli mbasi pra beri al pazar per presidentin si te ishte nje pergjegjes sektori jo drejtuesi shtetit koncept negativist

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?