Basha: Presidenti të zgjidhet nga populli, t’i rikthehen kompetencat! T’u hiqet imuniteti parlamentar atyre që janë nën hetim nga SPAK

 

Kryedemokrati Lulzim Basha teksa ishte duke prezantuar reformën zgjedhore u shpreh se Presidenti do duhet të zgjidhet nga populli e ndërsa do duhen t’i rikthehen kompetencat, sipas tij të marra nga mazhoranca. Basha shtoi gjithashtu se një tjetër ndryshim që do ‘luftojë’ PD-ja është edhe heqja e imunitetit parlamentar e çdo eksponenti politik që është nën hetim nga SPAK, në mënyrë që Kuvendi mos të bëhet ‘mburoja’ e aktorëve politikë.

“Zgjedhja e drejtpërdrejtë e Presidencat nga populli dhe rikthimit të kompetencave që ju hoqën në prill të 2008. Kjo është në fokus të PD siç është edhe heqja e imunitetit parlamentar të gjithë atyre që janë nën hetim nga SPAK. E sotmja nuk mund të jetë konkluzioni por ftesa për të gjithë për t’u bërë për njerëzit, para njerëzve dhe me njerëzit.”- tha Basha.


Lajmi kryesor:

PD me paketë reformash: Nga heqja e imunitetit të politikanëve nën hetim nga SPAK te zgjedhja e Presidentit nga populli, Basha u shtrin dorën aleatëve


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri