Basha prezanton planin ekonomik të PD para investitorëve italianë: Me politikat tona, Shqipëria vend tërheqës për investimet e huaja

 Basha prezanton planin ekonomik të PD para investitorëve italianë: Me politikat tona, Shqipëria vend tërheqës për investimet e huaja

ITALI - Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me investitorë italianë ku ka prezantuar planin ekonomik të Partisë Demokratike që siç kryedemokrati u shpreh nis me çlirimin e tregut nga krimi, nga oligarkia dhe korrupsioni si dhe nga burokracia. Basha tha se zhvillimi ekonomik dhe punësimi janë prioriteti kryesor i PD ndërsa i quajti jetik investimet e huaja në vendin tonë.

"Sot u takova me drejtues të suksesshëm të industrisë, infrastrukturës, dhe logjisitikës, në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.

I informova për planin tonë ekonomik, i cili nis me çlirimin e tregut nga krimi, nga oligarkia dhe korrupsioni si dhe nga burokracia.

Përmes politikave ekonomike dhe lehtësirave për të bërë biznes, do ta kthejmë Shqipërinë në një vend tërheqës për investimet e huaja, konkurrues me çdo vend tjetër në rajon.

Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, janë prioriteti kryesor i PD. Investimet e huaja janë jetike për rritjen e punësimit dhe zhvillimin e ekonomisë.

Plani ynë ekonomik ka një fokus të rëndësishëm në këtë drejtim. Por së pari duhet garantuar konkurrenca e ndershme dhe luftuar korrupsioni që sot i mban investitorët larg vendit tonë", shkruan Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 09/01/2020 20:02

    O Karabush liro njeher shaket e ngjitme aty ne burg si vrases e hajdut pastaj liro ekonomine ok?

    Përgjigju
    • O i keshillit: 09/01/2020 22:03

      Shalet e ngjitura jo shaket

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali