Reforma Zgjedhore, Basha: Të realizohet votimi elektronik për emigrantët, horizont drejt një Kushtetute të re

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë prezantimit të Reformës Zgjedhore u shpreh se të gjithë emigrantëve duhet t’u garantohet e drejta për të votuar në vendet ku ata jetojnë. Për këtë propozoi votimin elektronik.

“Shqipëria një zonë elektorale si Kosova si vende të BE, natyrisht të hapur për të diskutuar dhe ndarjen në dy tre zona elektorale. Në arkitekturën e kodit zgjedhor falë insistimit tonë pas problemeve të përsëritura dhe që vazhdojnë të përsëriten, rezulton votimi elektronik i paraprirë nga identifikimi elektronik dhe i mbyullur nga numërimi elektronik. Hakerimi i sistemeve elektronike problematikë globale ndaj me insistimin tonë këto sisteme janë të pavarura. Ligji duhet të mundësojë auditimin e një pjese në mos të të gjithë teknologjisë para dhe pas përdorimit për të dhënë besim dhe shmangur çdo ligësi që sëmundja e letrave të kalojë edhe në makineri.

Shqetësimet e qytetarëve do ti cojmë përpara. Kanë mbaruar alibitë për të mos u njohur shqiptarëve jashtë vendit të drejtën për të votuar aty ku jetojnë. Votimi elektronik e zgjidh radhën në ambasada. Votimi elektronik një mundësi për të shmangur abuzivizmin që shkakton votimi në ambasadë apo me postë. Shpikja për regjistrin e emigrantëve që u dha si detyrë për të evidentuar qartësisht se ku ata ndodhen rrezultoi një tjetër grykë shishe për të pamundësuar votimin e tyre. Ska nevojë për regjistër tjetër ata janë në regjistrin e gjendjes civile në Shqipëri. Emigrantët shqiptarët jashtë vendit të votojnë, të kenë zërin e vetë, siç ka sëkrificën e vetë fondin e vetë për të ndihmuar familjet shqiptare, siç janë në prodhim i brendshëm bruto i dytë".

Në fjalën e tij, Basha shtoi se është mundësia për të shtrirë horizontin drejt një kushtetute të re.

"Është mundësia për të shtrirë horizontin drejt një kushtetutë të re, horizonti i të cilës duhet të përmbledhë jo vetëm ndryshimet që nga 1998, 2008 famëkeqe që sot penalizon qytetarët dhe kontrollin e pushtëve por edhe horizontin e shpresës dhe të rinisë shqiptare".


Lajmi kryesor:

PD me paketë reformash: Nga heqja e imunitetit të politikanëve nën hetim nga SPAK te zgjedhja e Presidentit nga populli, Basha u shtrin dorën aleatëve


B.K/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit