Basha: Protesta jonë pa dhunë
Policia e Shtetit është me ne
Foto- Protestë me vezë, domate,patate
Foto-Video/ Policia rrethon Kuvendin

Basha: Protesta jonë pa dhunë<br />Policia e Shtetit është me ne<br />Foto- Protestë me vezë, domate,patate<br />Foto-Video/ Policia rrethon Kuvendin
TIRANË - Qindra mbështetës të Partisë Demokratike kanë protestuar sot përpara selisë së Parlamentit, ndëkrohë që në sallën e Kuvendit deputetët kanë qenë duke diskutuar rreth buxhetit të vitit 2016.

Ajo çka është vënë re më së shumti,ishte lëvizja e herëpashershme e deputetëve të Partisë Demokratike sa në sallën e Kuvendit sa në podiumin e ngritur në protetsën e thirrur prej tyre.

Protesta e sotme është përfshirë jo vetëm nga thirrje kundër qeverisë dhe Kryeministrit, por edhe nga goditje të forcave të policisë dhe kamerave të gazetarëve me vezë, presh, patate e domate nga disa protestues.

Protesta e opozitës ka kulmuar në momentin e marrjes së fjalës nga kreu demokrat, Lulzim basha i cili theksoi se Shqipëria ka nevojë për një qeveri tkenike e cila do i japë zgjidhje situatës në të cilën ëhstë sot vendi, nga keqqeverisja, sipas tij, e Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeparlamentarit, Ilir Meta.

Ai theksoi se me zgjedhjet e parakohshme do të vijë në pushtet një qeveri, që falë vullnetit të popullit, do rikthejë shpresën tek qytetarët dhe do nxjerrë vendi nga gremina ekonomike në të cilën është futur.

Edhe socialistët morën masat e tyre. Deputetët e majtë erdhen në Kuvend rreth orës 09:00 të mëngjesit për të paraprirë mbledhjen e protestuesve dhe përballjen me ta. Me mbërritjen e kryeministrit Rama u mbajt në Kuvend mbledhja e grupit parlamentar të PS dhe LSI.

Ora 13:25 Basha: Protesta jonë pa dhunë, policia me ne
Lideri i partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se protestat e opozitës janë paqësore, duke dashur kështu t’iu përgjigjet ambasadorëve që gjatë këtyre ditëve bënë thirrje kundër dhunës. Basha theksoi se protestat po bëhen kundër j qeverisë të cilen ai e quan qeveri të korrupsionit, mashtrimit, rrënimit të vendit, ekonomisë, largimit të shqiptarëve dhe vrasjes së shpresës.
 
"Përkulem me nderim të madh para jush, se shqiptarët ngrihen, se Shqipëria ngrihet. Sot është një ditë e rëndësishme, më 8 dhjetor kremtuam 25 vjetorin e lirisë. Rama ik, Meta ik. Edi Rama kryeministri më i pasur i popullit më të varfër. Me ministrat e tij, Beqajt, Ahmetaj, Gjiknurit, e mbi të gjitha të ministrit të Brendshëm turpit të Shqipërisë në 100 vite shtet, kryetrafikanti i drogës Saimir Tahiri. Që ta shohin, kjo është opozita, jo dhunës, pro protestës paqësore, kundër qeverisë", tha Basha.

Ndërsa protestuesit ju sulën me vezë, domate, patate, miell, tymues blu forcave të policisë që rrethonin kuvendit, Basha tha se edhe Policia e Shtetit është me opozitës. Kjo pasi sipas tij, uniformat blu janë të keqpaguara dhe kanë motivin kryesor për të protestuar.

"Të përbuzur janë edhe ata, të keqpaguar edhe ata, nga njeriu që nuk meriton të jetë i pari i tyre. Ti themi se ne jemi me ju, policia e shtetit, e shtetit të së drejtës, e këtyre, e shqiptarëve, dhe jo e klikës brenda tij, ne e dimë që edhe ju jeni me ne, me shtetin e së drejtës dhe jo të padrejtës, jeni me popullin dhe jo me Edi Ramën. Të tregojmë se jemi nga ata që nuk i prekim asnjë fije floku policisë", - u shpreh lideri i opozitës.
 
Sipas tij, ky realitet i hidhur nuk pranohet, ky është apartedi dhe këtë do ta rrëzojë me çdo kusht duke insistuar tek krijimi i një qeverie teknike.

“Demokracia i ka instrumentet, ka zgjedhjet, vullnetin e qytetarëve se zgjidhja sovrane është zgjidhja e zgjidhjeve. Arta kanë kujtuar se i kanë dalë përpara vullnetit tuaj, vodhën zgjedhjet, mendojnë se edhe testin e fundit, zgjedhjet, do ti zhbëjnë. Në kërkojmë rrëzimin e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike që do përgatisë zgjedhje të lira e të ndershme", - tha Basha duke theksuar se kjo nuk është një betejë mes Partisë Demokratike, Partinë  Socialiste e LSI por është beteja e gjithë shqiptarëve, toskë e gegë,kundër kusarëve e kriminelëve.

Basha ka shtuar se, shqiptarët meritojnë shans të ri, demokratë e socialistë, dhe se Partia Demokratike do i prijë kësaj beteje deri në fitore. Ai ka shpalosur edhe disa nga drejtimet e punës së qeverisë së re të drejtuar nga Partia Demokratike, e cila, sipas Bashës do vijë pas rrëzimit të qeverisë Rama – Meta. Konkretisht, ai tha se PD-ja do të sjellë në qeveri alternativën e saj të çlirimit, të dhënjes fund të negativitetit, çlirimit të ekonomisë, shtimit të vendeve të pune, klimë besimi për biznesin, fermerët, investimet e huaja. Alternativa jonë, tha Basha do jetë kërkesa për rikthimin e besimit të qytetarëve në vendin e tyre për të ndërtuar së bashku jetë me standarde evropiane

Sipas Bashës ëndrra e tij dhe e gjithë shqiptarëve është për një demokraci të re, ekonomi të fortë e të ardhme të sigurt.  Protestat e ndërmarra nga PD-ja sipas Bashës sollën shkallmimin e bunkerit, tërheqjen e dekoratave për xhelatët dhe tashmë largimin e qeverisë me bashkimin e fuqisë së zemrave të shqiptarëve.

Fjalimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në protestën para Kuvendit

basha

Ora 11:45 Topalli:PD ka treguar se në 25 vite bëri gjëra pozitive, por kërkojmë edhe falje
Pas pushimit që u mor në seancën planere, deputetët e PD-së ju bashkuan protestës para Kuvendit. Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli mbajti një fjalë në podium, ku tha se në mesin e turmës së revoltuar gjen mesazhin e shpresës dhe të rrëzimit të qeverisë Rama. Ajo tha se zgjidhja për situatën e rëndëqë po kalon Shqipëria është ardhja në pushtet e të djathtë. Topalli tha se PD i ka sjellë të mira vendit gjatë viteev të qeverisjes, por pranoi edhe gabimet kur tha se "di edhe të kërkojë falje".

"Unë si shkodrane brenda meje ADN ime është protesta, gjithë shqiptarë kanë të injektuar frymën e rebelimit sa herë përpiqen t'i nënshtrojnë. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë për të protestuar kundër një bande që mendon se mund të zbrazë vendin tonë. Kur ka ndodhur në 25 vite të detyrojë një kryeministër të zbrazë 200 mijë shqiptarë. Guri i rëndë është në shtëpinë e tij, as një prind nuk do që fëmija të iki jashtë. I them studentëve se ju na frymëzoni, PD do ju prijë në çdo lëvizje, në çdo protestë, ne duam të kemi një Shqipëri ndryshe, PD ka treguar se në 25 vite bën gjëra pozitive, natyrisht dimë të themi edhe më fal aty ku gabojmë. Ti themi Ramës:" Ik o djalë shko në shtëpinë tënde, boll na poshtërove", u shpreh Topalli.

Ora 11:10 Pollo: Qeveria duhet të largohet, fitili ka mbaruar, afati ka skaduar, ora është në fund
Deputeti Genc Pollo nga podiumi i protestës jashte kuvendit tha se popullit i ka vajtur thika ne palce dhe nuk ia ka borxh Rames apo Ilir Metes, ku sipas tij, kjo qeveri për dy vite e bëri vendin të pajetueshëm.

“Ajo duhet të iki, për jetën e njerëzve që jetojne këtu. Qeveria ska bërë asnjë gjë të mirë, por vetëm gabime dhe të keqija. Ekonomia e popullit është rrënuar, pasi ajo është grabitur nga qeveria Rama -Meta” shtoi ai.

Sipas Pollos, Qeveria duhet të largohet, fitili ka mbaruar, afati ka skaduar, ora është në fund ndërkohë që PD ofron zgjidhje: Qeveri teknike të të gjitha palëve, për vendosjen e normalitetit në vend.

Ora 10:45 Paloka: Ne do jemi në këmbë derisa ky regjim i urryer të zhduket.
Eduart Paloka, ka folur nga jashtë Parlamentit në protestën që po bën opozita, duke theksuar se, kryeministri Edi Rama është kryehajduti i një vendi të varfër me kryeministër të pasur.

Paloka ka thënë se, të gjithë duhet të ngrihen në këmbë që të rrezojhet qeveria, me paqe dhe pa dhunë ndërkohë që i ka bërë apel Kryeministri, rama që të largohet sa nuk është vonë, pasi për ndryshe sdo të ketë më kohë të ili.
 
“Ne do jemi në këmbë derisa ky regjim i urryer të zhduket. Hap rrugë sa nuk është vonë, për ndryshe sdo ketë kohe as të iki” ka thënë Paloka.



Ai ka shtuar se, 25 vite më parë, studentët dhe qytetarët u mblodhën dhe i dolën përballë regjimit më të egër e më absurd që kishte njohur lindja komuniste.Sot,shtoi ai,  25 vite pas fatkeqësisht jemi në këmbë, protestë, pasi s’pranojmë që një tjetër regjim i dhunshëm e represiv.

“Regjim që shkel të varfrit, i merr shpirtin atij që nuk ka, arrogant me të mjerët dhe për oligarkinë kriminale e bandë kriminelësh që janë në krye të vendit” shtoi ai.

Duke u ndalur tek seanca plenare dhe miratimi i buxhetit nga mazhoranca, Paloka tha se, sot po diskutohet buxheti, ai që duhet të jetë për qytetarët, por ajo sallë i ngjan nje shpelle hajdutësh ku qeveria që grabit gjithë ditën popullin është mbledhur për të ndarë plaçkën që i grabit qytetarëve që ti ndajnë bashkë.
 
Ora 10:42 Protestes para kuvendit i bashkohet edhe Basha
Qytetarëve të grumbulluar para Kuvendit prej orës 09:00 të mëngjesit i është bashkuar rreth orës 10:42 edhe lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha. 

basha

basha

Ora 10:40 Berisha: Revolucioni do ju fshij si etërit tuaj 25 vjet më parë
Nga salla e Kuvendit, Ish-kryeministri Sali Berisha "kërcënoi" se nëse nuk plotësohen kërkesat  qytetarëve protestues, siç janë ulja e taksave, "revolucioni demokratik" siç ai quan stinën e re të protestave kundër qeverisë, nuk do të ndalet. Berisha foli me një gjuhë të ashpër kur tha se kjo mazhorancë do ta pësojë më keq se "etërit" e tyre 25 vjet më parë.
 
"Ne ja dolëm ta menaxhojmë protestën e 8 dhjetorit. Bëmë gjithçka që ajo të mos fshinte nga vendi ku ndodheshin tempujt e urrejtjes që i ka shtruar Edi Rama. Bëmë gjithçka për të ruajtur revoltën e tyre. Por durimi i tyre ka një kufi, ndaj është mirë paqësisht të merrni parasysh kërkesat e tyre. Përndryshe revolucioni demokratik nuk ka të ndalur. Siç fshiu etërit tuaj 25 vjet më parë, edhe më keq do ja bëjë bijve të tyre shumë shpejt dhe këtu do jeni", tha Berisha.

Ora 10:35 Nis seanca plenare në Kuvend

Ora 10:25 Protestuesit vezë, domate dhe patate para Kuvendit

Protestuesit e grumbulluar para godines se Kuvendit te Shqiperise, edhe pse ende nuk i jane bashkuar perfaqesues te Partise Demokratike kane nisur te demonstrojne revolten e tyre kunder qeverise. Ata kane hedhur veze, domate dhe patate ne drejtim te Kuvendit. 



protesta te parlamenti

protestuesit e pd


Ora 10:10 Masat e sigurise, policia rrethon Kuvendin
Policia është vënë në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës së opozitës kundër qeverisë. Forca të shumta të uniformave blu janë pozicionuar para godinës së Kuvendit për të mos lejuar kalimin e protestuesve pas kordonit të sigurisë.
 
Përmes këtyre fotove dhe videove ju sjellim masat e marra nga Policia e Shtetit për këtë protestë.



protesta pd parlament

protesta pd parlament

masat policia protesta
 
Ora 10:00 Mblidhen ne Kuvend grupet e PS dhe LSI

Në mbledhjen e grupeve të PS dhe LSI pritet të ndahet përfundimisht se kush do të jenë personat që do të flasin për secilin ligj të paketës fiskale të vitit të ardhshëm, si dhe të rakordohet qëndrimet e tyre në këtë seancë. Palët do diskutojnë edhe për disa amendamente të pritshme për ndryshimin e paketës fiskale. Ndryshime pritet të këtë për akcizën e birrës vendase, për tatimin e fitimit të profesioneve të rregulluara, si dhe për shpërndarjen e fondeve për pushtetin vendor. Ndryshimet pritet të ndodhin gjatë shqyrtimit të sotëm nen për nen të buxhetit, teksa po ashtu, do të votohet edhe ligji për pushtetin vendor.
 
Ora 09:45 Rama në Kuvend me Brahon: Kush do hyjë i pari
Kryeministri Edi Rama është parë të hyjë në Kuvend rreth orës 09:45, para grumbullimit të protestuesve. Rama ishte së bashku me deputetin e LSI-së Spartak Braho. Teksa ngjisnin shkallët e Kuvendit Rama e Braho u panë të shtyjnë me të qeshur njëri-tjetrin, se kush do të ishte i pari që do të hynte në sallën e Kuvendit.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump u ndaloi gazetarëve të ndjekin momentin kur ai votoi

SHBA/ Trump u ndaloi gazetarëve të ndjekin momentin kur ai votoi