Basha publikon videomesazhin: Si ndihet vajza juaj kur gratë përqeshen e diskriminohen? Rama i përgjigjet: King, ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu

TIRANË- Figura femërore është në qendër të fushatës elektorale të dy forcave politike në vend, demokratëve dhe socialistëve.

Kryeministri Edi Rama ka cilësuar si një nga pikat e tij të forta në këto zgjedhjen përfshirjen në lista të një numri shumë të madh të vajzave dhe grave, e në kundërpërgjigje të kësaj, Basha ka realizuar një videomesazh, ku sulmon kreun e qeverisë. 

Menjëherë ka ardhur përgjigjia nga Rama i cili i thotë Bashës se ofendimi, shpifja, harbutëria nuk kanë gjini dhe janë të pajustifikueshme. Ndërkaq i drejtohet duke i thënë që vajzat ti ruajë nga ish-kryeministri Sali Berisha, nga presidenti Ilir Meta.

“Mendojeni sikur të ishte vajza juaj”, shkruan Basha bashkangjitur videos, e ndërsa thotë se në 25 prill vota do të bëjë diferencën në trajtimin e gruas në shoqëri.

"Imagjinoni një vajzë të vogël që kërkon frymëzim, me shpresën se një ditë do të jetë si modelet që ndjek. Tani imagjinoni si ndihet kur sheh gratë që sulmohen me arrogancë… Kur përqeshen… Kur ofendohen… Kur diskriminohen…Vetëm sepse bëjnë punën e tyre! Imagjinoni sikur ajo të ishte vajza juaj… Ky është mesazhi për të cilin ka nevojë? Vajza juaj po dëgjon dhe vota jote në 25 prill, mund të përcaktojë një tjetër model. Voto për ndryshimin", shkruan Basha. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:31
Rama i kundërpërgjigjet sërish Bashës, i nxjerr videon kur Berisha ofendonte me fjalor banal në Kuvend

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me videon e postuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili akuzonte kreun e qeverisë se ofendon gratë dhe se duhet t’u kërkojë falje. Rama ka publikuar një video ku shfaqet ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ofendon me fjalët nga më banale në Kuvend.

‘Videoja që ngatërroi Lulëzim Basha!’- shkrua Rama.

 

Ora 17:47
Pas Bashës reagon edhe Floriana Garo: Kërkoju falje grave që ke ofenduar, koha juaj ka mbaruar

 

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka reaguar pas përgjigjes së kryeministrit Edi Rama, ndaj një video të publikuar nga kreu i PD-së i cili akuzonte Ramën se ofendon gratë.

Garo shkruan se Rama të vetmen gjë që duhet të bëjë sot është tu kërkojë falje grave, duke shtuar se është koha që vajzat dhe gratë shqiptare të marrin vendin që u takon.

‘Zoti Rama, të vetmen gjë që duhet të bëje sot ishte t’u kërkoje falje atyre grave dhe vajzave që ke dhunuar, bullizuar, ofenduar e tallur. Imagjino sikur ajo të ishte vajza juaj!

Është koha që vajzat dhe gratë shqiptare do të marrin vendin që u takon, mbrojtjen që meritojnë nga çdo sjellje e padenjë ndaj tyre dhe dinjitetin që u është shkelur këto vite.

Koha juaj ka mbaruar, zoti Rama. Vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë një kryeministër që i respekton dhe punon për to. Dhe ky është Lulzim Basha.’- shkruan Garo.

Ora 15:11
Basha postoi video dhe akuzon se ofendon gratë, Rama: King, vajzat ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet kreut të PD Lulzim Basha lidhur me videon që ky i fundit ka publikuar, me të cilën akuzon kryeministrin se ofendon gratë.

Ramai thotë Bashës se ofendimi, shpifja, harbutëria nuk kanë gjini dhe janë të pajustifikueshme. Ndërkaq i drejtohet duke i thënë që vajzat ti ruajë nga ish-kryeministri Sali Berisha, nga presidenti Ilir Meta.

"Lulëzim ofendimi, shpifja, harbutëria nuk ka gjini, është e pajustifikueshme pavarësht nga gjinia e autorit!Kurse ti king vajzat e shqiptarëve ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu që lemerisin dynjanë kur hapin gojën dhe lëri montazhet prej skuthi", shkruan Rama.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Joni: 16/03/2021 20:16

    O Lylzim palla a ke sy të shikosh?! Një popull që voton për kryeministër një të degjeneruar, dhunues grash, që bënte plazh lakuriq e që flinte poshtë urave nuk i ka problem këto gjërat e vogla

    Përgjigju
  • Shalom: 16/03/2021 17:04

    Po tamam,kur Berishovic e quante Lavire bulevardi ish kryeProkuroren,e sa e sa bija e nëna ka mbajtur në gojë ky Agjenti i Serbisë!

    Përgjigju
  • Besitr87: 16/03/2021 15:09

    Shum i bukur ky mesazhi por kur shikoj kush eshte alternativa tjeter..... me mir mbaj kte qe kam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës