Pas fotos, Basha publikon videon me militanten e PD-së që 'hiqet' si pensioniste

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar videon e radhës në kuadër të strategjisë së re që po ndjek në komunikimin me qytetarët "Po të dëgjoj". Në fokus është një zonjë pensioniste e quajtur Vera, me të cilën kryedemokrati kalon një ditë të tërë ku mëson "hallet" me të cilët përballet çdo pensionist në përditshmëri, duke filluar që nga faturat e larta të dritave dhe ujit, çmimet e larta produkteve në treg.  

Vera: Dy çunat pa punë, nuset pa punë. Vetëm 100 e sa mijë lekë ka paguar vetëm dritat.
Basha: Dritat dhe ujin
Vera: Pa ujin...unë marr një pension 182 mijë lekë.
Basha: Domethënë ty të shkon gjysme e pensionit më shumë se drita
Vera: Po ilaçet?
Basha: Me gjithë këto pagesa që bën, tani po shkojmë në pazar, çfarë arrin me ble?
Vera: Çfarë do blejë, dy patëllxhanë, dy kunguj, qepë, patate se s'të del. Le që s'i kemi mësuar me lekë. Janë... ça të bëjmë.
Basha: Si e ka emrin furrxhiu i lagjes?
Furrxhiu: Skerdi
Basha: Skerdi, të lumshin duart.
Vera: Kjo është rutina e të gjithë nënave shqiptare. Të gjitha do bredhim ku është 5 lekë më lirë, 100 lekë më pak.
Basha: 130 mijë lekë të shkojnë vetëm këto të dyja. Sa e ke pensionin?
Vera: 182 mijë lekë.
Basha: Sa të shkojnë ilaçet Vera?
Vera: 40 mijë.
Basha: Se i ka këto kusure mosha, se kam dy prindër me ilaçe. S'ka vend as për dinjitet, me këto që më thua ti nuk ka asnjë vend për dinjitet.
Vera: Dhe shumë faleminderit se na bleve shegët.
Basha: Pa ça bleva shegë. Mirupafshim

Megjithatë, siç është raportuar më herët, zonja që paraqitet në videon e Bashës, nuk është një pensioniste e zakonshme, por një përkrahëse e zjarrtë e PD-së. Ajo quhet Pranvera Bodinaku, kryetare e Sindikatës së Tregtisë dhe Turizmit dhe është shumë aktive në kampin blu ku shfaqet herë si analiste në Shijak TV, herë në krah të Ervin Salianjit, madje ka mbajtur fjalime edhe në çadër.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vero: 09/02/2020 15:28

    Kete nga e njeh ky? komshie te vilat?

    Përgjigju
  • Toni: 08/02/2020 14:47

    Ky Lulush artisti e ka shumë për zemër teatrin! Karagjoz i lindur që tërheq pas vetes gjithë teveqelët e Shqipërisë! Bravo,uroj të të shohim të luash tek teatri i ri bashkë me figurantët e tu!

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/02/2020 13:22

    Tradhëtar të kombit, gënjeshtarë bstard kush do u besoj më...!!!??? Arbëri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë