Basha:Qeveri teknike,kushti për
të ndalur vjedhjen e zgjedhjeve

Basha:Qeveri teknike,kushti për<br />të ndalur vjedhjen e zgjedhjeve
Kreu i PD, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët deklaroi se krijimi i një qeveri teknike me bazë të gjerë është urgjente dhe duhet të realizohet sa më shpejt në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme.
 
Sipas Basha "qeveria teknike është kusht i patejkalueshëm për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kushti ynë që kjo qeveri teknike të jetë me kontributin e të gjithë palëve”, tha Basha.

“Qeveria teknike është një proces politik, që ka dy rrugë. Ka një rrugë bashkëpunimi politik mes palëve. Por unë nuk po e mbyll këtë shteg. Po kërkoj kontributin e çdo force politike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse kjo qeverisje siç pres nuk reflekton mbi platformën zgjedhore dhe qeverisjen teknike, rruga tjetër është rruga e detyrimit me presion popullor” u shpreh Basha
 
''Po bëjnë gati vjedhjen dhe shkatërrimin e zgjedhjeve të radhës. Kjo është një vijë ndarëse që nuk kalohet. Nuk do të lejojmë prishjen e procesit të ardhshëm zgjedhor. Kushti ynë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është dhe mbetet qeveria teknike. Kemi prezantuar platformën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme në reformën e posaçme të reformës zgjedhore, por qeverisja e Edi Ramës po shteron mundësinë kohore për implementimin e platformës sonë”d eklaroi Basha.

Por ka premisa për bashkëpunim PD-LSI?
“Unë sapo thashë që kërkoj bashkëpunimin e çdo force politike të LSI, PS, të cilët nuk duhet të nisen nga premisa e frikës, e votës së lirë, por nga përgjegjësia për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mirëpres kontributin e çdo force politike në këtë drejtim.

Kam përshëndetur LSI, dhe në veçanti kryetarin e saj Ilir meta, me shërbimin e jashtëzakonshëm që i bëri vendim për kalimin me konsensus të reformës në drejtësi. Këtë do kisha bërë edhe për Edi Ramën, nëse do të kishte mbajtur të njëjtin qëndrim. Për këtë reformë kam kërkuar konsensus nga fillimi, dhe kështu u bë. Dhe për këtë vlerësoj Metën.

Do të ishte një kapitull i ri për politikën shqiptare nëse do kishte qenë nga fillimi me konsensusin e të gjithë palëve. Të njëjtën gjë them sot për reformën zgjedhore, të shprehim angazhim për reformën zgjedhore. Ne nuk do të rrimë duarkryq”, tha Basha.
 
Reforma në Drejtësi dhe 7 ligjet
Basha u ndal edhe te Reforma në Drejtësi duke theksuar se  zbatimi i normave kushtetuese është tani sfida e re. "Kushtetuta e re dikton një proces kushtetues dhe jo politik. Nuk do të ketë më beteja politike siç dëshiron dikush.

Do të ketë beteja ligjore, kushtetuese, që do të rrjedhin në shinat e institucioneve, ndaj kushdo që kërkon alibi për të ndezur konfliktin politik do të zhgënjehet thellë.
 
Ne luftuam për konsensus dhe arritëm konsesus, që është bazuar në parimet amerikane dhe europiane dhe sot Reforma në Drejtësi, drafti kushtetues, mishëron këto parime dhe kjo është fitorja.
 
Drafti kushtetues që u kthye në realitet më 22 korrik e zgjidhi pikëpyetjen në favor të një drejtësie të aftë të zgjidhë korrupsionin.
 
Angazhimi ynë ka qenë pa asnjë dyshim për një drejtësi europiane dhe kjo hodhi poshtë baltën që u hodh dhe të përfundonte me falenderimin.
 
Rrallë ka ndodhur në Europë që një opozitë të luajë një rol kaq të rëndësishëm pa pasur forcën e numrave, por duke pasur forcën e vlerave.
 
Kemi kryer kështu një detyrë jo thjesht opozitare, një detyrë për brezat që vijnë, si një busull për brezat që do të vijnë dhe kështu do të ndodhë edhe me 7 ligjet'tha Basha.

Plani opozitar
Basha tha se opozita është shpresa e vetme e qytetarëve në këto kohë të vështirë që sipas tij vendi po kalon. "Ne jemi mbartësit e shpresës së re dhe në gusht opozita nuk do të ketë pushim.
 
Siguria u kompromentua me thyerjen e aeroportit ndërkombëtar të një vendi evropian. Situata është alarmante dhe kjo qeveri duhet të largohet.
 
Policia e shtetit është venë në kontroll të narkotrafikantëve. Situata e sigurisë në vend nuk mund të presë edhe një ditë më shumë.
 
Të vetmit që prosperojnë janë një grusht ministrash dhe oligarkësh të lidhur me ta nëpërmjet koncensionesh abuzive dhe korruptive dhe vjedhjes së doganave shqiptare' përfundoi Basha.

Bashkëbisedimi i Bashës me gazetarët:

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois