Basha: Qeveria e ardhshme do sjellë ndryshimin! Unë do ta drejtoj ndryshimin duke pasur parim standardet europiane

Basha: Qeveria e ardhshme do sjellë ndryshimin! Unë do ta drejtoj ndryshimin duke pasur parim standardet europiane

1608725530_87c9cb8c93eb4dcaa63e76c5194afb51.jpg

Kreu i PD Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë ka thënë se qeveria e ardhshme ka për qëllim që të sjellë ndryshimin dhe këtë ndryshim kryedemokrati thotë se do ta drejtojë vetë, duke pasur parim vetëm standardet europiane.

"Ka qenë një kohë kur vendi ecte përpara, kur kishte vetëbesim shoqëria, ekonomia, ku ndërtohej infrastruktura, kur hiqeshin vizat, kur futej vendi në NATO dhe kjo e gjitha reflektohej në klimën e përgjithshme psikologjike, ekonomike, shoqërore, po natyrisht i takon qeverisë të japë impulse pozitive, siç i takon prindit ta udhëheqë fëmijën dhe familjen drejt mirëqenies apo drejt harmonisë, ashtu i takon qeverisë të japë shembull. Ka ardhur koha tani që çdokush që e do këtë vend te bëhet pjesë e ndryshimit. Ndryshimi s’mund të vijë për shkak të një njeriu të vetëm. Ndryshimi ka dhe do të ketë fytyrën e të gjithë atyre që janë jo thjesht të tejngopur me situatën aktuale, por të vendosur për ta ndryshuar atë.

Qeveria e ardhshme ka për detyrë ta drejtojë këtë ndryshim dhe këtë do të bëjë. Për këtë zotohem që ne do ta drejtojmë këtë ndryshim. Unë do ta drejtoj këtë ndryshim duke pasur kriter dhe parim bazë vetëm standardet europiane. Por për këtë duhet ndihma e të gjithëve, duhet që askush të mos bëjë kompromis me të keqen. Sigurisht, gabime do të ketë edhe dështime mund të ketë, por për sa kohë që nuk ka kompromis me të keqen, për sa kohë që ajo që na frymëzon e na motivon është bindja se Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të siguruar normalitetin europian, për të siguruar shtetin e së drejtës, për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të siguruar një ekonomi reale, funksionale, që krijon vende pune", iu tha Basha të rinjve.


Lajmi kryesor:

Basha: Taksa e korrupsionit po dërrmon ekonominë! Më 25 prill do çlirojmë vendin nga pengmarrja, ndryshimin do e drejtoj unë! Nxisim të rinjtë të kthehen e të bëhen sipërmarrës


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat