....
Në mbledhjen e sotme të grupit paralamentar të Partisë Demokratike kreu i PD e ka vënë theksin tek zgjedhjet e 21 qershorit për të cilën nuk munguan kritikat dhe akuzat. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sulmuar sot kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij si të lidhur ngushtë me krimin duke bërë thirrje për të dalë e për të rrëzuar pushtetin e dyshes siç e quan ai.
“Në zgjedhjet e fundit u regjistrua përdorimi më masiv i parave të pista për blerjen e votës. Zgjedhjet e 21 qershorit mbetën në klasë dhe kjo, jo vetëm në opinionin e opozitës, por edhe europarlamentarëve më të përkushtuar ndaj Shqipërisë”, deklaroi Basha.
Basha: Buxheti i shtetit 200 milionë dollarë më pak, janë vjedhur
Dyshja Rama-Meta po përdor fushatën ndaj informalitetit me qëllimin për të mbuluar korrupsionin e 200 milionë dollar të qeverisë. Kështu u shpreh në grupin parlamentar kreu i PD-së Lulzim Basha i cili theksoi se buxhetit të shtetit i mungojnë 200 milion ndërsa ekonomia e qeverisë është në baltë.
“ 200 milionë dolla më pak se plani që i mungojë, spitaleve dhe rrogave, pensioneve. Evazioni i shkallës së lartë e qeverisë po pa e vënë gishtin të evazionet konkrete. Sot 2 vjet pasi mori qeverinë me bujë kjo qeveri ka humbur buysullën dhe ekonomia i ka lënë në baltë, nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Për të mbushur gropën e evazionit dhe korrupsionit prej 200 milionë dollarësh qeveria ka shpallur fuftën kundër informalitetit. Në këto 2 vite niveli i informalitetit është në nivel të lartë. Vidh milion nga dogana dhe tatime dhe tani Ramës i vjen në mendje lufta ndaj informalitetit, me qëllim kryesor për të mbuluar korrupsionin qeveritar prej 200 milionë dollarë “ – u shpreh basha.
Lulzim Basha theksoi se faktet e vazhdueshme të publikuara nga opozita tregojnë se ministri i brendshëm Saimir Tahiri është i lidhur ngushtë me trafikun e drogës dhe se automjeti i tij janë garanci për paprekshmërinë. Në këtë kuadër Basha e cilësoi Tahirin si “peshkun e qelbur nga koka” i cili sipas tij nuk mund të qëndrojë më në qeveri por vetëm të përballet me drejtësinë.
“Ndërkohë Rama shton baronët e drogës, duke sulmuar opozitën dhe median, të vetmet institucione përpara kanabizimit. Këtë standart të zi e ka sjellë dhe ngritur në këmbë Edi Rama. Ministri i Ramës e ka shndërruar makinën e tij si sigurinë e trafikut të drogës. Saimir Tahiri, i cili është akuzuar nga Zagani që sot ndodhet në mbrojtje ndërkombëtare, i bëri kushërinjtë e tij të paprekshëm të njohur botërisht për trafikantë. Ndërkohë që ai deklaron se e ka shitur makinën, TIMS tregon Tahirin në timon. Sot u bë publik një fakt tjetër, siguracioni i makinës paguhet sot nga Saimir Tahiri. Ky është peshku i qelbur nga koka që nuk mund të qëndrojë në asnjë sistem tjetër veç atij të Ramës.” tha në fjalën e tij Basha
Sipas Kreut të selisë blu kjo u pa edhe në zgjedhje, dhe këtë shqetësim e ngritën edhe europarlamentarët dhe Uashingtoni. Për këtë arsye Basha nënvizoi se procesi i dekriminalziimit duhet të nisë sa më parë dhe se PD nuk pranon më zvarritje të këtij ligji.
Për Bashën testi për Ramën është ligji dhe kjo “do ta ndajë shapin nga sheqeri”. Por ai u shpreh se Rama merr në mbrojtje baronët e drogës dhe ndaj ka frikë të nisë dekriminalizimin.
“Në zgjedhjet vendore u përdorën masivisht paratë e krimit. Zgjedhjet e 21 Qershorit mbeten në klasë, dhe kjo jo e thënë vetëm nga opozita por edhe nga europarlamentarët Kukan dhe Fleckenstein. Zgjedhjet jo vetëm nuk ishin të lira, por ato minuan të drejtat themelore. Ashtu si Uashingtoni edhe Brukseli bën thirrje për largimin e të inkriminuarve nga shteti. koha po tregon se këtij kryeministri nuk i intereson as zhvillimin, as Uashingtoni dhe as Brukseli. Rama-Meta janë mbyllur në zullumin e klientelave të tyre, në bizneset dhe pasuritë e vëna me kontrabandë dhe korrupsion.
Sot iu takon shqiptarëve të iu dalin zot dhe të marrin në duar fatin e aleancës me demokracinë. Kemi kërkuar futjen e projektligjin për dekriminalizimin dhe miratimin e tij brenda shtatorit. Duam miratimin e tij brenda shtatorit. Nuk duam meritat por ligjin që të zbatohet. Dekriminalizimi duhet të ketë si armik vetëm kriminelët. Shqipëria ka marrë këto ditë nga Brukseli dhe Uashingtoni një mesazh të fortë për të nisur këtë proces. ndajmë shqetësimin se që nga marrëveshja nuk është bërë asgjë. Dhe vazhdon të përkeqësohet dita-ditës. Nga ana tjetër asnjë pendesë, përkundrazi rrahje shpatullash, shkelje syri për këto persona. Edi Rama është krenarë për përzgjedhjen e Prengës, Ndokës dhe shokë dhe nëse do të kthehej pas në 2013 sërish do t’i zgjidhte. Kjo është e papranueshme. Testi është ligji dhe ne nuk do të pranojmë asnjë zvarritje. Kjo e ndan shapin nga sheqeri.” u shpreh Basha
Në vijim kreu i demokratëve akuzoi edhe kryeparlamentarin Ilir Meta i cili sipas tij nuk do të mund t’i shpëtojë fakteve për aferat e tij korruptive.
“Ilir Meta me siguri feston të lidhjes së ministrit me trafikantë me shpresën se këto do t’i bëjnë hije skandalit të tij korruptive. Gënjeshtra me bisht. Faktet janë aty dhe drejtësia nuk do të vonojë për të. Sot qeveria Rama-Meta fut ujë në të gjitha anët dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe.” tha Basha
Redaksia online
(o.m/shqiptarja,com)