Kryetari i PD, Lulzim Basha i kërkoi Edi Ramës që të arrestojë kryebashkiakun e Elbasanit Qazim Sejdini dhe të Durrësit Vangjush Dako, ndërsa të shkarkojë Ruçin dhe Xhafën nga postet.

“Laku po të ngushtohet. Është në dorën e shumicës së heshtur të shqiptarëve që mos marrin rrugën për aeroporte por të të marrin përpara ty dhe klikën tuaj të korruptuar. Ti ke mundësi t ndalosh ta kam thënë por nuk ke vullnet ta bësh.

Shkarko, Grmazo Rucin, Fatmir Xhafën, arrestoi vëllain se është i kërkuar nga Interpoli. Arresto Qazim Sejdinin dhe Vangjush Dakon se ke prova. Gjysma e tyre që i kërkon Interpoli që janë në Shqipëri.

Nuk kam asgjë personale me ty unë, por kam për fatin e shqiptarëve. Ty të mungon çdo element për të kryer detyrën që ke zaptuar, por ti nuk e kupton” deklaroi Basha.

Basha u shpreh gjithashtu se autorët e sulmit ndaj Policisë në Elbasan janë larguar në Holandë.

 

dy.b/j.sh/ shqiptarja.com