Basha-Ramës: Mandati ka mbaruar 
me kohë, shqiptarët me zor po presin

Basha-Ramës: Mandati ka mbaruar <br />me kohë, shqiptarët me zor po presin
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur reagimit të kryeministrit Rama, se mandati i tij ka mbaruar me kohë.
 
Basha shkruan në Facebook se mosmbajtja e premtimeve, kriminaliteti dhe kultivimi masiv i lëndëve narkotike, kanë rrëzuar qeverinë.  
 
Sipas Bashës, shqiptarët me mezi presin ta shpallin atë që ai e quan moto: Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.
 
Postimi i Bashës
"Nuk i del që nuk i del zija e konsensusit. Nuk dëgjon, nuk sheh, nuk lexon, e ka humbur fare.
I kujtoj se mandati është kontratë para se të jetë afat.
Mandati i tij ka mbaruar me kohë në malet dhe fushat e mbushura me drogë si kurrë ndonjëherë, me vjedhjet kriminale dhe çnjerëzore, me koncesionet dhe tenderat korruptivë, me varfërinë dhe papunësinë masive kur kishte premtuar 300 mijë vende pune, me investime zero, me rritje rrogash e pensionesh zero, me taksat e larta, me krimin në pushtet dhe pushtetin e bërë njësh me krimin, me pasigurinë e frikshme e të tjera rekorde të zeza që shqiptarët i vuajnë në kurriz. Mandati të ka sosur që ditën kur kalove lumin me votën e atyre që të besuan dhe u ktheve bërrylin.
Me ndeshje të trukuara nuk ecet dot gjatë. Njerëzit e kanë marrë vendimin, mezi presin ta shpallin. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën"
.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois