Basha: Rama po përpiqet ta shesë Valdrin Pjetrin si një person që deshi t'ia hidhte Shkodrës

TIRANË- Lideri demokrat Lulzim Basha ka sulmuar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e kryebashkakut të zgjedhur të Shkodrës Valdrin Pjetri. Basha deklaroi se tashmë që u vërtetua se Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar në Itali  Rama po përpiqet ta shesë si një person që deshi t'i hidhte Shkodrës.

Kryedemokrati u shpreh se Rama ka sjellë me dhunë në krye të bashkive persona të përfshirë në ngjarje kriminale duke listuar një sërë emrash të zgjedhur në 30 qershor.Ai tha se ky rast nxori në pah se drejtësia ka falimentuar dhe po të mos ishte për PD ai nuk do ishte mësuar kurrë.

"Deshi të vinte në krye të shkodranëve një kriminel. Sot ka një përpjekje për ta shitur Valdrin Pjetrin. Sot ka lëshuar mercenarët e tij që ta sulmojnë. Sot befas u zbulua se Valdrini nuk qenka më i denjë për Shkodrën. Ai po përpiqet ta shesë si një person që deshi t'ia hidhte Shkodrës. Në fakt i padenjë është Edi Rama. Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama duke e ditur shumë mirë kush është ai bashkë me vëllain e tij. Për Valdrinin Edi Rama hyri në Shkodër i armatosur. Për Valdrinin e provokoi Shkodrën në një 2 prill të dytë. Atij i duhej Valdrini në Shkodër si kryetari politik i Rilindjes në Shkodër. Ai po përpiqet me shpejtësi ta lajë duart. Rasti i Valdrin Pjetrit do ishte i parëndësishëm nëse do ishte ashtu si thotë Rama. Sot një pjesë e mirë e kryebashkiakëve që Edi Rama i imponoi me dhunë janë pjesë e krimit. Pjerin Ndreu i larguar nga policia e shtetit për shkak se ishte pjesë e listës së zezë. U kap nga përgjimet në Dibër. Valbona Sako është e përfshirë në vjedhjen e votës dhe është përfaqësuese e bandës.

Artur Bushi në Krujë është i dënuar për trafik droge. Agim Kajmaku është një person me të paktën 2 identitete i përfshirë në aktivitetet kriminale në Greqi. Dionis Imeraj në Dibër. Rakip Suli përftontet miliona euro nga paratë e taksapaguesve. Tërmet Peçi, Klement DomiEdi Rama po përpiqet të promovojë përfaqësuesit e krimit. Edi Rama nuk ka asnjë fjalë për Vangjush Dakon por Edi Rama nuk ka asnjë fjalë. Damian Gjiknuri i kapur në Amerikë

Askush nuk e mban mend Estref Halilin që u shty drejt vetëvrasjes për një cigare hashash ndërkohë që krerët e bandave janë liruar. Të gjithë ata i mbrojti Edi Rama të përfshirë në fabrikën e kokainë në Xibrakë. Valdrin Pjetri nuk është budalla. Ai iu fut politikës sepse ishte i sigurt se karriera e tij me Edi Ramën ishte e sigurt. Po të mos ishte për PD ashtu do ishte. Rasti i Pjetrit tregon se Shqipëria është kthyer në një strehë për ata që bëjnë krime. Valdrin Pjetri nuk bëri asgjë ndryshe nga Mark Frroku apo Elvis Roshi. Bëri atë që ka bërë Pjerin Ndreu dhe Tom Doshi. Valdrin Pjetri bëri atë që bëjnë të gjithë biznesmenët e drogës. Krimi sot është jetik për pushtetin e Edi Ramës.  Vetëm largimi i Ramës shkëput politikën nga krimi. Rasti i i tij tregon falimentimin e organeve të drejtësisë. Por të mos ishte për PD Valdrin Pjetri do ishte sot me dhunën e Edi Ramës kryebashkiak, tha Basha.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Burgaxhinjte: 14/08/2019 14:45

    Luli po te presim ke dhe arsye ke shalet e ngjitme.. do kemi pak veshtiresi por do mesohesh

    Përgjigju
  • Fredi: 14/08/2019 14:20

    Ik ore katnar bashk me katnarin Faik kokërrjepurën pulë myzeqare! Yyyyt

    Përgjigju
  • redi: 14/08/2019 14:02

    Valdin Pjetri ne baze te ligjit per dekriminalizimin duhet te mbaj pergjegjesi penale per m9s feklarim te denimit dhe Luli ka te drejte.Po ti Lulzim te kap dekriminalizimi me tre dosje ne prokurori (prokuroria ka pergjegjesi te plote per mos hapjen e dosjeve te vjejra te krimit shteteror)?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë