TIRANE - Kreu i opozitës, Lulzim  Basha deklaron se kryeministri Edi Rama ka ndarë 25 milionë dollarë për zyra dhe mobilim zyrash në buxhetin e vitit 2017.

Nga ana tjetër, shprehet Basha, moti i keq i ditëve të fundit nxori në pah nevojën jetike që ka vendi për investime në infrastrukturë dhe në mbështetje për njerëzit në nevojë.

"Vetëm pak ditë reshje sollën pasoja dramatike: qindra hektarë tokë u përmbytën, mijëra familje humbën të mbjellat dhe gjënë e gjallë nga e cila varet jeta e tyre, qindra shtëpi u bene te pabanueshme, zona të tëra mbetën të izoluara dhe pa energji"-deklaroi Basha.  

Sipas Bashës, "kjo emergjence nuk është prioritet i Edi Ramës. Prioriteti i tij i vetëm janë fasadat dhe kolltuqet. Ky që justifikohet kudo se nuk ka para për shëndetësinë dhe arsimin ndaj po ja u jep privatëve, ka përherë para pa fund për zyrat e tij dhe të shërbëtorëve të tij. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën."

(er.nu/shqiptarja.com)