Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, mori pjesë te premte në inaugurimin e rikonstruksionit të kopshtit Nr. 1 në kryeqytet, një investim i Bashkisë së Tiranës.
"Ne jemi të vendosur të punojmë për qytetarët e Tiranës, edhe pse buxheti i vitit 2014 i bashkisë u vonua me gjashtë muaj, Planifikimi që mundëson shtimin e investimeve në kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit dhe përfundimi i kopshtit Nr.1 është një tjetër vepër që flet vetë, jo për kryetain e bashkisë, as për mediat që janë sot këtu, por flet për vogëlushët e kryeqytetit, për prindrit që do të kenë mundësi t'i sjellin fëmijët këtu", tha Basha në një prononcim për mediat.
"Nuk ka dyshim që interesi i parë është shërbimi ndaj cilësisë së jetës së qytetareve të Tiranës dhe këtu u shërbehet si qytetareve më të vegjël, ashtu dhe prindërve dhe familjarve, por ka një interes tjetër madhor, i cili shërben për investimet publike, që është punësimi. Punësimi është një plagë e madhe në qytetin tonë, por mbetet një pririoritet i madh i Bashkisë së Tiranës dhe ne kemi marrë përgjegjësi dhe ia kemi hapur në këto tre vite të paktën sipas satatistikave 25 mijë vende punë në qytetin e Tiranës", theksoi ai.
"Kryeministri Rama po mundohet t'i ike ballafaqimit për të vërtetën e bllokimit politik te veprave të qytetit të Tiranës. Por, ai nuk mund t'i ike përgjegjësisë para qytetareve të Tiranës dhe interesave të tyre", tha Basha, duke shtuar se "Rama, debatit po i ikën, ballafaqimit po i ikën, por përgjegjësisë nuk do t'i ike dot". /ATSH/
/Shqiptarja.com