Basha: Rama po lejon ndërtimin e
godinave pa leje të Sadri Abazit

Basha: Rama po lejon ndërtimin e<br />godinave pa leje të Sadri Abazit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka denoncuar ndërtimin e godinave të Sadri Abazit te Zogu i Zi, të cilat sipas tij shtojnë katet edhe pse për to ka një vendim prishje. Sipas Bashës kjo shkelje brutale e ligjit në mes të Tiranës po ndodh me lejen e Edi Ramës, i cili ka dy standarte për qytetarë të ndryshëm.
 
"Në këto momente, një shkelje brutale e ligjit po ndodh në mes të Tiranës me lejen e Edi Ramës. Edhe pse godinat e paligjshme të oligarkut të tij Sadri Abazi tek Zogu i Zi, kanë vendim prishje, ai për 3 ditë ka shtuar një kat të tërë pa leje, dhe sot ka ngrehur skelat e po i vesh me xham. 

Mijëra njerëz kanë hyrë në burg këto tre vite dhe janë edhe sot në qeli për një avlli pa leje, apo një rregullim tjegullash. Po Sadriun pse nuk e zë ligji? Sepse nuk ka ligj, ka sundim bande me dy standarde. Banda që qeveris bën ç'të dojë, të sunduarit, shqiptarët janë të ndaluar. 
Kjo padrejtësi duhet të marrë fund. Banda e Edi Ramës duhet shkulur me çdo çmim. Dhe kjo do ndodhë shumë shpejt. ‪#‎Shqiperia më mirë pa Edi Ramën
", ka shkruar Basha në profilin e tij në facebook.

luli
(Statusi i Lulzim Bashës në facebook) 

basha

basha

basha

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital