Basha-Ramës:Kujt i kujton '97-ën
ti more surratsëz, 'sfaciato'?

Basha-Ramës:Kujt i kujton '97-ën<br />ti more surratsëz, 'sfaciato'?
TIRANE-Kreu i opozitës Lulzim Basha, në ditën e 29 të protestës në çadër vijon të këmbëngulë se e vetmja rrugë për zgjedhje të lira dhe të ndershme mbetet qeveria teknike.
 
Vendi nuk do të bëjë zgjedhje fasadë që të rrijë surrati yt në krye. Ti do të shporresh dhe ne do të kemi qeveri teknike. Rrugë tjetër nuk ka dhe nuk ka për të patur”, tha Basha.

Basha me tone të forta nuk ka ndalur akuzat ndaj kryeministrit ku e ka cilësuar si “surratsëz”, fjalë kjo që vjen nga turqishtja dhe do të thotë i pafytyrë, sipas kreut të opozitës. Por duke pasur ne krah dhe nje senator italian, Basha kujdeset të perdorë dhe italishten, duke e thirrur kryeministrin Rama si “Sfaciato”.
  
“Kë kërcënon mos surratsëz? Ja themi pak me zhargonin popullor. Kjo fjalë vjen nga turqishtja dhe do të thotë i pafytyrë. Kujt i kujton 97-ën ti, more 'Sfaciato'?", tha Basha.

Ky qëndrim vjen pas akuzave të bëra dje nga Kryeministri Rama i cili theksoi se Partia Demokratike kërkon të rikthejë '97-ën në Shqipëri.
 
Basha deklaroi se fytyra europiane e Shqipërisë është e dukshme në sjelljen qytetare në çadër dhe aspak te fytyra kriminale e qeverisë së Ramës.
 
“Sot Rama ju thotë shqiptarëve o zgjedhje me krimin dhe drogën ose do ketë stabilitet. Ky dhe ustallarët i tij që i vunë flakën Shqipërisë kërcënojnë këtë lëvizje popullore. Kjo është fytyra europiane e Shqipërisë, jo ajo e rrethuar me banditë dhe kriminelë”
 
Tani i ka rënë damllaja. I ka punët lëmsh në shtëpi. Kush fle me qenin zgjohet me pleshta”, tha ndër të tjera kreu i PD.

Kyedemokrati theksoi se populli i vendosur për të mos u dorëzuar nuk do të lejojë destabilitet në vend dhe se do luftojë deri sa të vendoset qeveria teknike.
 
“Shqipëria nuk do të rrëshqasë në destabilizim për surratin tënd dhe të kriminelëve që ke në krah. Ky bashkim, kjo lëvizje, nuk dorëzohet, nuk lodhet, nuk tjetërsohet. Këtu jemi e do të jemi gjithmonë e më shumë paqësisht për të vendosur derisa sa të largohet qeveria e krimit dhe një qeveri teknike të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.

Çadra e opozitës ka pritur sot artistë mbështetës të PD si dhe senatorin italian, Aldo di Biagio.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0