Basha-Ramës: Të dielën nuk votohet
për Skënderbeun dhe Ismail Qemalin

Basha-Ramës: Të dielën nuk votohet<br />për Skënderbeun dhe Ismail Qemalin
LAÇ-Lulzim Basha ka akuzuar Ramën në mitingun përmbyllës se nuk ka plan, por vetëm premtime të ricikluara, që dështoi t’i realizonte në 4 vite.
 
Basha u shpreh se Rama nuk do ta ketë kurrë timonin, ndërsa ironizoi me kryeministrin duke thënë se në 25 qershor nuk votohet për Ismail Qemalin dhe Skënderbeun, por për ekonominë.
 
Rama është pa plan, nuk ka program, vetëm mashtrime. Këto ditë bën thirrje për të votuar për Ismail Qemalin dhe Skënderbeun, por të dielën nuk votohet për Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, por për ekonominë” tha Basha.
 
Basha u shfaq euforik para qytetarëve të Laçit. “Nuk ka nevojë të më merrni peng se unë vij me dëshirë këtu, është shtëpia ime, më ka marrë peng zoti se më ka lind në një ditë me ditën e madhe të Shen Ndout” tha Basha.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë