Berisha e akuzon, Basha i përgjigjet: Nëse unë isha me Ramën, pse atij dhe familjes i shtoheshin pasuria, lejet e ndërtimit dhe kullat? Patericë e kryeministrit, viktimizohet me McGonigal

Berisha e akuzon, Basha i përgjigjet: Nëse unë isha me Ramën, pse atij dhe familjes i shtoheshin pasuria, lejet e ndërtimit dhe kullat? Patericë e kryeministrit, viktimizohet me McGonigal

Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Ish-kryeministri sulmoi në konferencën e sotme për mediat edhe ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha, duke i hedhur akuza se bëri “grusht shteti ndaj opozitës”, duke kujtuar zgjedhjet e vitit 2021. Më tej e lidhi në marrëveshje edhe me Edi Ramën., duke përmendur emra si Xhorxh Sorros, çështjen e Kosovës dhe Departamentin Amerikan të Shtetit.

Kurse kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, iu përgjigj ditën e sotme (8 Nëntor) sulmeve të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet prej një viti nën arrest shtëpiak për aferën e dosjes “Partizani”.

Basha e cilësoi me një postim në rrjetin social facebook kreun e PD-së, si një patericë të pushtetit të korruptuar, e që “për turpin e tij riciklon akuzat e Ramës ndaj meje”.

Më tej ai theksoi se “Berisha në mënyrë qesharake përpiqet t’u hedh hi syve të demokratëve, duke u viktimizuar me çështjen McGonigal”.

Basha shprehet se faktet e provuara në gjykatën amerikane, tregojnë se Edi Rama bëri gjithçka kundër tij, i ndihmuar edhe nga Sali Berisha, me riciklimin e të njëjtave akuza, e “për këtë fakt në vend që të ndihej i turpëruar, vazhdonte ciklin e mashtrimeve”.

“Përrallat nga e kaluara të Sali Berishës janë justifikimi i radhës përballë dorëzimit pa kushte të fraksionit të tij tek Edi Rama, me të cilin e bashkojnë të njëjtat halle dhe interesa. Pasi sipas tij, më e çuditshmja në këtë histori është fakti që nëse do ishte në bashkëpunim me Ramën, si ka mundësi që Berishës dhe familjes së tij i shtohen lejet e ndërtimit, kullat dhe pasuria?”, u shpreh kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë.

Ja çfarë tha Berisha për Bashën:

“U bë një grusht shteti kundër opozitës shqiptare. Ajo (PD) nuk duhej të ekzistonte si përfaqësuese e popullit opozitar, por si një vasale e Edi Ramës. Ky ishte qëllimi. Më kanë pyetur gazetarë shumë herë për këtë punë, edhe për zgjedhjet e vitit 2021. Çfarë kam deklaruar unë për zgjedhjet e vitit 2021? Kam deklaruar se vota vdiq pa hyrë në kuti.

Por ai që duhej të mobilizonte opozitën dhe PD për t’i dalë zot, ai kishte bërë marrëveshjen e fshehtë për të qeverisur së bashku me Eid Ramën, por një pengesë që ekzistonte ishte Sali Berisha. Dhe pasi dështuan ta sanksiononin pse mbrojti interesin kombëtar të Kosovës dhe nuk guxuan t’ia dorëzojnë Mike Pompeos, por me korruptorë të Xhorxh Soros në Departamentin e Shtetit i përgatitën gjërat dhe nuk i dërguan, kthyen pastaj dosjen e McGonigal dhe sanksionuan duke besuar se do mund ta arkivonin apo do mund të strehonin në banesën e harresës”.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

“Përrallat nga e kaluara të Sali Berishës janë justifikimi i radhës përballë dorëzimit pa kushte të fraksionit të tij tek Edi Rama, me të cilin e bashkojnë të njëjtat halle dhe interesa.

Ai që i dha votat Ramës për të amnistuar të korruptuarit dhe për të mbyllur listat, dhe në këmbim mori vulën për t’u bërë patericë e këtij pushteti të korruptuar, riciklon mashtrime të lodhura për të justifikuar dështimin e pseudo-revolucionit, që nuk ndezi kurrë.

Përpjekja qesharake për t’u hedhur hi syve demokratëve, për t’i tërhequr zvarrë në zgjedhjet që ai kërkon t’ia falë në tavolinë Edi Ramës, i shtohet viktimizimi i tij përballë McGonigal. Berisha është munduar vazhdimisht gjatë kësaj kohë të rishkruajë historinë, sipas nevojës dhe hallit të tij. Faktet zyrtare të provuara edhe në gjykatën amerikane, tregojnë se Edi Rama bëri gjithçka kundër meje i ndihmuar edhe nga Sali Berisha me riciklimin e të njëjtave akuza e për këtë fakt ai duhej të ndihej i turpëruar e jo të vazhdonte ciklin e mashtrimeve.

Por, më e çuditshmja në gjithë këtë histori është fakti se ndërkohë që unë, sipas tij paskam qenë në bashkëpunim me Ramën, Sali Berishës dhe familjes së tij i shtoheshin lejet e ndërtimit, kullat dhe pasuria”.

Postimi i Lulzim Bashës

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 09/11/2024 20:30

    Kur flet krimineli mendo sa poshte ka rene kartagjena , llullush qe koken se mbush , po pi nje gllenke rraki se mase te vine mend o i felliqur , çfar kujton ti more po ti njesoj si saliu je , i keni duart te lyera me gjak shqiptari , Edin nuk e perlomeno dot more idiot me gjithe ç'te permban Praga, po ne 2017 Rama ti dha te gjitha dhe ti bashke me zollopet e pd nuk fituat .Nuk ta pjerdh kush more , del se kerkon te stervitesh prepara se te te therasi SPAK-u. Ik me mire ne Holland qe te mos denohesh imito liken , brenda e ke kete radhe .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Kryeprokurori i Beogradit: Së shpejti do të vendoset lidhur me aktakuzën kundër Radoiçiç

Kryeprokurori i Beogradit: Së shpejti do të vendoset lidhur me aktakuzën kundër Radoiçiç