Për ndryshimet e sotme në qeveri prej kryeministrit Rama, ka reaguar në rrjetet sociale ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ish kryedemokrati i shikon ndryshimet e sotme si zhvillim pas pazarit me Berishën për kodin e ri zgjedhor. Basha shton se Rama tashmë do e mbush parlamentin me anonimë, në mënyrë që karrigia dhe pushteti i tij të mos kërçënohen.

'Tumori i Shqipërisë është koka e qeverisë. Të tjerat janë metastaza, që sado t’i shkulësh nuk e shëron të keqen që ka mbërthyer vendin.

Tani që mbylli pazarin me Sali Berishën, do e mbushë qeverinë dhe Parlamentin me anonimë që nuk e kërcënojnë pushtetin e tij dhe për tu mbrojtur nga drejtësia.

Gjithçka për karriken dhe pushtetin e tij në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve.', shkruan Basha në Facebook.

Kryeministri Rama bëri disa zëvendësime në qeveri. Niko Peleshi nuk do të jetë më ministër i Mbrojtjes, por do të jetë kreu i grupit parlamentar sociales. Në vend të tij u emërua Pirro Vëngu.

Elisa Spiropali do të mbaj postin e kryetares së parlamentit, ndërsa postin e ministrit të shtetit për marrëdhënien me Parlamentin do ta ketë Taulant Balla.

Ky i fundit u shkarkua nga ministri i Brendshëm, post që do mbahet nga Ervin Hoxha. Ndërkohë ndryshim në ministrinë e Financave, teksa u shkarkua Ervin Mete që do të zëvendësohet nga Petrit Malaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:02
'12 vite e përralla e gënjeshtra', Bardhi reagon pas ndryshimeve në qeveri: Edi Rama prej 26 vitesh në politikë, i njëjti! Ka marrë peng të ardhmen

1722004434_bardhi.png

Sa i përket ndryshimeve në qeverinë Rama 3, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, i cili e cilëson kryeministrin si gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen e Shqipërisë.

'Edi Rama prej 26 vitesh në politikë është i njëjti:

të vërtetën e quan helm;

korrupsionin e quan reformë;

hajdutin e quan të suksesshëm;

kriminelin e quan deputet;

vjedhjen e zgjedhjeve e quan fitore;

vilën e tij në Surrel e quan Shqipëri.

Gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë! 12 vite përralla e gënjeshtra janë shumë kohe e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët e ndershëm.', shkruan Bardhi në Facebook.