Rishfaqet Basha nga pushimet dhe 'justifikon' vrasjet e Velipojës: Trushpëlarë, boll akuzuat njerëzit për të keqen që ka plasur kudo

Rishfaqet Basha nga pushimet dhe 'justifikon' vrasjet e Velipojës: Trushpëlarë, boll akuzuat njerëzit për të keqen që ka plasur kudo

Kreu i PD Lulzim Basha

Pas disa javëve heshtje, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha rishfaqet nga pushimet dhe justifikon masakrën e Velipojës me 4 të vrarë. "Trushpëlarë, boll akuzuat njerëzit për të keqen që ka plasur kudo", thotë ai. Ky është reagimi i dytë i Bashës për përplasjen me armë me katër të vrarë. Basha i quan trushpëlarë të gjithë ata që sipas tij akuzojnë autorët për ngjarjen në Velipojë. Sipas Bashës kjo ngjarje ka ndodhur sepse e keqja ka plasur kudo. Ndër të tjera kreu i PD bën përgjegjëse qeverinë, duke thënë se ka këtë model sundimi.

“Trushpëlarë, apologjistë me apo pa qira: boll akuzuat njerëzit për të keqen që ka plasur kudo! Është vetëm pasojë e modelit që sundon vendin! Peshku qelbet nga koka”, shkruan Basha.

Lidhur me këtë ngjarje reagimet kanë qenë të shumta, ku apeli ka qenë drejetuar së pari për shoqërinë, përfshirë dhe institucionet. Edhe Kryeministri Rama paralajmëroi një ristrukturim të punës në Ministrinë e Brendshme apo në Policinë e Shtetit pas ngjarjeve të fundit kriminale apo edhe të rendit dhe sigurisë. Burime për Report Tv mësuan se mbledhja është zhvilluar sot pasdite në Vlorë por ende nuk ka asnjë informacion nëse është marrë ndonjë vendim.

Edhe famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj në fund të meshës të kësaj të diele nga katedralja “Shën Shtjefni” i bëri apel shoqërisë e kryesisht autoriteteve përgjegjëse vendore e qendrore që të marrin masa e të reflektojnë pas masakrës së ndodhur në Velipojë ku u vranë 4 persona por edhe pas aksidentit të rëndë që shoi famijen Gushi në Vlorë.


Lajmi kryesor:

Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, Basha: Shteti është gjunjëzuar para krimit të bërë njësh me pushtetin! Meta: Rendi dhe siguria janë dëmtuar seriozisht, duhen masa të reja


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë