Basha: Referendum! Mbetjet
helme. Rama:Rrezik imagjinarNishani:Do shqyrtoj ligjin e mbetjeve

Basha: Referendum! Mbetjet<br />helme. Rama:Rrezik imagjinarNishani:Do shqyrtoj ligjin e mbetjeve
Partia Demokratike do t'i kërkojë Kuvendit mbajtjen e një referendumi kombëtar për çështjen e importit të mbetjeve urbane. Ky ka qenë vendimi i marrë sot nga grupi parlamentar i PD. Gjatë një deklarate për mediat, kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se pasi e drogoi Shqipërinë, tani ka vendosur edhe ta helmojë atë me mbetjet që do të hyjnë në Shqipëri pas miratimit të ligjit i cili parashikon importimin e disa kategorive të mbetjeve.

"Partia Demokratike duhet t’u kthejë zërin qytetarëve të prerë në besë nga Edi Rama, që sipas tij pasi e drogoi Shqipërinë, tashmë kërkon dhe ta helmojë. Kjo është një prerje në besë e qytetarëve shqiptarë të cilët marrë të drejtën për të vendosur ata, as kjo qeveri asnjë qeveri tjetër për çështjen e importit të plehrave. Shkelja e premtimit dhe rikthimi i importit të plehrave është një aferë mafioze korruptive.Është aleancë e Edi Ramës me mafian ndërkombëtare të plehrave për të sjellë helme në Shqipëri, nuk ndryshon aspak nga aleanca e tij me kartelin e drogës që ka mbuluar Shqipërinë me drogë.Drogoi Shqipërinë, tani nuk i mjafton kjo do të helmojë Shqipërinë", u shpreh Basha.

Basha tha se propozimi për referendum është miratuar unanimisht nga grupi parlamentar demokrat. Sipas kreut të PD, vendimi për referendum do t'i përcillet Kuvendi në ditët në vijim.
 
"Sot në mbledhjen e grupit parlamentar patëm një debat, një diskutim dhe një vendim unanim. Siç janë gjithë vendimet tona, pasi bëhet debati merret unanimisht vendimi. Kemi një vendim unanim, pa asnjë votë kundër. Vendimi i parë për të dërguar kërkesën në Kuvend nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për një referendum me qëllim ndalimin e plotë të importit të plehrave. Konteksti në të cilin e kërkojmë këtë është konteksti ku vullneti popullor iu mohua me pretekstin se ligji do të anulohej. Ligji u anulua, referendumi i anulua si rezultat i anulimit të ligjit. Sot qytetarët nuk kanë zërin e tyre, zërin e tyre e ka zëvendësuar Edi Rama me një tufë mafiozësh të plehrave që duan të sjellin helmet këtu. E para është rikthimi i zërit të qytetarëve jo vetëm për çështjen e plehrave por çdo çështje tjetër. Në këtë referendum PD vjen me një propozim të qartë, zero import plehrash. Ndaj kërkesa jonë për referendum ka sot mbështetjen unanime të grupit parlamentar. Do ti parashtrohet Kuvendit në kohën më të shkurtër me qëllim që qytetarëve shqiptarë t’u kthehet zëri dhe vendimmarrja", u shpreh Basha. 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas