Qëllonte me armë zjarri në ajër duke terrorizuar banorët në Tiranë, arrestohet 48-vjeçari! I gjenden 4 pistoleta sportive që përdoren me fishekë manovër

Adnand Gaxherri, 48-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër me pistoletë sportive me fishekë manovër duke terrorizuar banorët. Të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur në lagjen e njohur si Kodra e Priftit në kryeqytet, ndërsa banorët kanë lajmëruar policinë pasi kanë dëgjuar të shtënat.

Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 pistoleta sportive të llojeve dhe markave të ndryshme që përshtaten edhe si armë zjarri si dhe një shotgun me shënjestër optike, pa lejen përkatëse.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 6 gëzhoja që ky shtetas kishte qëlluar me fishekë manovër, duke terrorizuar banorët.

Policia arrestoi në flagrancë Adnand Gaxherrin, për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike’.

Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e organizoi Shqipëria finalen e Conference League?



×

Lajmi i fundit

John

A po lodhemi ne nga Evropa apo Ballkani po harrohet në sirtare?!