Basha: Kurrë qeveri të përbashkët me Ramën, duhet të ikë! S'njohim asnjë akt të parlamentit

Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga Elbasani ka refuzuar sërish ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog. Lideri demokrat vijon që të mos tërhiqet nga pozicioni dhe kushti i panegociueshëm për largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Basha shprehet se u ka komunikuar ndërkombëtarëve gatishmërinë për të qenë pjesë e zgjidhjes politike për vendin, por me kusht largimin e Ramës.

"Mirënjohje për këtë mesazh të vendosur që ushton nga zemra gjeografike e Shqipërisë, nga Elbasani, që ushton nga qytetarët, nga të rinjtë dhe të rejat. Nuk kam mesazh më të qartë se ky, betejës së shqiptarëve për liri, sa vijnë edhe u shtohen radhët, cdo ditë e bën më të madh bashkimin tonë, se nuk ka zgjidhje politike pa largimin e Edi Ramës dhe bandës që ka marrë peng vendin. Dhe se në funksion të kësaj shqiptarët e bashkuar kanë vendosur gjithcka, shpirtin dhe vullnetin, nuk ka asnjë nuk mund të ketë as liri, as zgjedhje të lira, as shporrje të bandës kriminale pa larguar shkaktarin numër një të kësaj krize, njeriun që bëri projektin e Shqipërisë hambar droge. Tani bëhet gati që ta kthejë Shqipërinë në monizëm për të çimentuar pushtetin, por ne nuk do ta pranojmë këtë.

 Korrupsioni i takon vetëm një partie, por aferat nuk kanë marrë kurrë më parë këto përmasa shtazarake. 216 kontrata sekrete, qindra milionë euro që ua marrin ju, ua heqin nga goja. Kjo bandë ka vjedhur 4.6 mld euro, sa gjithë buxheti dhe shpenzimet. A mbaroi rruga e Elbasanit? E nisëm atë rrugë, e shpuam tunelin, por a ka avancuar rruga? Asnjë metër! A ka investime dhe rritje rrogash, apo legalizime falas? Sigurisht që jo! Në Elbasan banditët e goditën policinë dhe asnjë gjë nuk u ndodhi. Betejës do i prijmë deri në fitore. Është ngritur bota mbarë dhe e ka dëgjuar apelin e një populli të bashkuar si rrallë ndonjëherë, është çuar bota në këmbë dhe i thotë mos u ngjit pas karriges, largohu! Është dëgjuar zëri i shqiptarëve në cdo cep të botës dhe tani të gjithë e dinë se kjo është betejë për vlerat e perëndimit.

Nuk ka vlera europiane pa zgjedhje të lira dhe pa çuar para drejtësisë politikanët e kapur duke vjedhur bota. Nga Elbasani po e them qartë, se ne miqve tanë perëndimorë u kemi komunikuar gatishmërinë për të qenë pjesë e kësaj zgjidhje politike për vendin, se kjo zgjidhje në mënyrë më të qartë duhet të ndjekë vetëm një rrugë, atë të normave...një kërkesë, atë të parimeve europiane. Në cilin vend të Europës do të shndërronte vendin në magazinë të drogës dhe nuk do të jepte dorëheqjen? Nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak se parimet europiane. Reformë e thellë politike. Në një dialog të vërtetë kombëtar kemi ftuar dhe ftojmë ata që përmes përmbylljes së një kapitulli të tmerrshëm të hapim kapitullin e Shqipërisë si gjithë Europa" tha ai.

Kryedemokarti u shpreh gjithashtu se nuk do të ketë kurrë qeveri të përbashkët me Edi Ramën. Ai u bëri thirrje demokratëve që të mos dëgjojnë ato që ai i cilësoi si thashetheme për qeveri të përbashkët Rama-Basha. "Njëlloj si minjtë e zënë në çark, Rama kanë nisur.. Keni dëgjuar thashethemet që po përhap tani...nuk ka më asnjë barrierë, minjtë e ndiejnë ankthin dhe frikën dhe kanë filluar të përhapin versionet e daljes nga kriza, qeveri e përbashkët Basha-Rama dhe të tjera broçkulla si këto. Këtë betejë nuk e nisëm për betejë nuk e nisëm për pushtetin dhe karriget tona, pasi i dorëzuam. Qartë dhe prerë, kurrë, kurrë, kurrë dhe asnjëherë pazar në kurriz të shqiptarëve. Por që kjo krizë të zgjidhet vetëm në interes të shqiptarëve dhe do të thotë jo vetëm dhënia fund një parlamenti ilegjitim, largimit të Ramës dhe zgjedhjeve të lira".

Gjithashtu Basha deklaroi se nuk do të njohë asnjë akt të parlamentit aktual dhe se kur PD-ja të vijë në pushtet do i zhbëjë vendimet që ka marrë.  "Rama erdhi në pushtet me krimin. Këtu në Elbasan krimi diktoi mandatet e krimit, nuk janë deputetë të Elbasanit por të bandave të drogës. Nuk e njohim cdo akt të atij parlamenti dhe do ta zhbëjmë. Nuk i njohim aktet e një parlamenti kukull të krimit. Edhe kjo që po bëjnë për ligjin për Akademinë e Shkencave është diktaturë, duan t'u mbyllin gojën intelektualëve. Zotimi im është që nuk do të ketë pazar me të keqen se beteja do të shkojë deri në fund, deri në fitore".

Në fund të fjalës së tij, Basha ftoi demokratët që të marrin pjesë ne protestën e 2 qershorit, e shtata kombëtare e opozitës së bashkuar kundër qeverisë para Kryeministrisë. "Ju ftoj në protestën madhështore të 2 qershorit. Kurrë më parë nuk ka qenë kaq i qartë kontrasti mes shumicës së shqiptarëve dhe një pakice horrash dhe kriminelësh të frikësuar. Ju ftoj të gjithë bashkë të frymëzuar nga ky bashkim" përfundoi ai.  Kështu, pavarësisht letrave të kryeministrit Edi Rama dhe ftesave për dialog, Basha vijon që të mos tërhiqet duke refuzuar dhe kushtëzuar ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve me largimin e kryeministrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flutura: 28/05/2019 22:01

    Po kush te fut ty ne qeveri o idiot? Edhe Saliu nuk te merr me, megkithese edhe atij po i fiket kandili. Mjeri nuk te merr, vete nuk behesh dot...ik zhduku harxho ato paret qe ke vjedhur nese nik te sekuestrohen.

    Përgjigju
  • Maks: 28/05/2019 20:50

    Hic mos hyr ne zgjedhje o trapush ty rama duhet ta japi vet pushtetin sepse je cun i mir sepse vodhe vrave dhe neve do na nxjerresh ne drit o te hengert dreqi o klysh i tradhetarit

    Përgjigju
  • XXX: 28/05/2019 19:46

    Keni gjet Ramen ju e tallni bythen, por te isha une ne vend te Rames mos jua shkerdheja para e pas tju zhdukja si fis ju legenave te PD.

    Përgjigju
  • Rrota: 28/05/2019 18:05

    Obaaaaa dua topin.... hahaha.... beu burreeeeee

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë