Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bash ditën e sotme ka vizituar qytetin e Elbasnait për tu takuar me mbështetësit që ka në këtë qytet.

Në një video të shpërndarë nga vetë Basha, ai shihet shumë entuziast teksa pritet me flamuj dhe thirrje 'Rama ik' nga militantët e PD-së.

Në një moment në video një mbështetës i flakët i Bashës dëgjohet teksa i thotë: Hajde ta gëzosh, o kryeministër i ardhshëm.

Por në fund të videos pati edhe një 'incident' por mesa duket tashmë Basha është mësuar me këtë pasi edhe herë të tjera është bërë ky verpim. Makina me të cilën udhëton Basha shihet teksa futet kundravajtje edhe pse përpara është një rrethrrotullimi dhe anash është viza e pandërprerë që e ndalon parakalimin.  Për më tepër një makinë që vjen përballë detyrohet të dalë dhe të ndalojë jashtë rrugës vetëm që ti hapi rrugën 'Benz-it' të kreut të PD-së.