Basha-Reynders: Qeveria mungesë
vullneti për dekriminalizimin e kuvendit

Basha-Reynders: Qeveria mungesë<br />vullneti për dekriminalizimin e kuvendit
TIRANE - Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka pritur sot zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Belgjikës, Didier Reynders ku i ka sqaruar atij situatën politike në vend duke i shprehur shqetësimin madhor që sipas tij është ai i mungesës së vullnetit nga qeveria për zbatimin e marrëveshjes së dekriminalizimit. Po ashtu Basha i ka shprehur ministrit belg edhe shqetësimet lidhur me ngërçin politik që sipas Bashës është krijuar nga mosbashkëpunimi i qeverisë me opozitën por edhe lënia pas dore e çështjeve kryesore që shqetësojnë qytetarët.

Gjatë takimit Basha e njohu ministrin Reynders me zhvillimet në vend, dhe i shprehu shqetësimin për mungesën e vullnetit nga ana e mazhorancës për të ecur përpara me zbatimin konkret të marrëveshjes për dekriminalizimin, një akt që u arrit përmes ndërmjetësimit energjik të partnerëve europianë. Shtyrja e ngritjes së komisionit po vë në rrezik marrëveshjen, tha Basha.

Basha i tha kryediplomatit belg se shqetësuese për qytetarët e vendit janë dhe rritja galopante e kriminalitetit, e pasigurisë së jetës dhe e trafiqeve të drogës, çka përbën një kthim prapa pas shumë viteve pune të bëra për ta larguar Shqipërinë nga harta e narkotrafikut.

Kryetari i Partisë demokratike theksoi edhe njëherë para Reynders se Partia Demokratike ka mbështetur dhe mbështet çdo nismë në favor të integrimit europian të vendit, por qeveria po bën hapa pas, po zhbën standartet e arritura, po dhunon liritë dhe të drejtat e qytetarëve, po minon sundimin e ligjit, dhe po kap drejtësinë me masa të njëanshme, shumë larg reformave europiane me gjithpërfshirje e konsulencë të partnerëve ndërkombëtarë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn