Lulzim Basha ndau në rrjetet sociale momente nga procesi I zgjedhjeve në strukturat e Partisë Demokratike. Ai tha se vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve, është zgjidhja e duhur për Shqipërinë teksa ironizoi Rithemelimin dhe PS se janë në garë kush shkon i pari në SPAK.
“Ndërkohë që kundërshtarët tanë politikë janë në garë me njëri-tjetrin se kush do paraqitet i pari para drejtësisë, Partia Demokratike e Shqipërisë ecën e sigurt me njerëzit e duhur, pa pengjet e së kaluarës dhe me vizionin e nevojshëm për të bërë ndryshimin që shqiptarët presin.
Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe për kryetarët e zgjedhur nga Kuvendet Zgjedhore të degës Divjakë - Julian Gjini, Bulqizë - Edmond Isaku dhe Mat - Arjan Lika! Vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve, është zgjidhja e duhur për Shqipërinë.’- shkruan Basha.
Ti je njeriu me pa vlere!
PërgjigjuPo more 4% do jetë sukses
Përgjigju