Basha: Rugova, simbol i përpjekjeve
të Kosovës për pavarësi

Basha: Rugova, simbol i përpjekjeve<br />të Kosovës për pavarësi
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar 8-vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit Ibrahim Rugova.

"Çdo shqiptar përulet sot me nderim dhe respekt përpara emrit dhe veprës së politikanit të shquar, liderit humanist dhe vizionar, arkitektit të Kosovës moderne dhe europiane", thote Basha në deklaratën e tij për mediat me këtë rast.
 
Basha e ka quajtur Presidentin Rugova "simbol të përpjekjeve të Kosovës për pavarësi". "Ai u bë nismëtari i lëvizjes më të madhe paqësore për liri dhe dinjitet njerëzor në Europë. Atë që Presidenti Rugova theksonte vazhdimisht, se pavarësia e Kosovës do të qetësonte rajonin dhe do të kontribonte për demokratizimin e të gjithë rajonit, sot po e shohim të jetësohet çdo ditë".
 
"Ibrahim Rugovën e kujtojmë sot edhe si një ndër themeluesit e partisë së parë demokratike në hapësirën gjithshqiptare - Lidhjen Demokratike të Kosovës".
 
"Vizioni, përkushtimi, dhe vepra e tij për paqe, liri, demokraci dhe pavarësi, e kanë lartësuar përgjithnjë Presidentin Rugova në altarin e shenjtë të kujtesës dhe historisë së Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar", përfundon deklarata homazh e Bashës.

Redaksia Online
(mag.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar