Basha: S'njohim Republikën e
Vjetër, shpallim Republikën e Re
​Krahasimi/Më pak pjesmarrës se më 18 Shkurt

Basha: S'njohim Republikën e<br />Vjetër, shpallim Republikën e Re<br />​Krahasimi/Më pak pjesmarrës se më 18 Shkurt
“Zgjedhje të lira, qeveri teknike, Republikë e Re. Jeni gati për marshimin e ri?” Me këto fjalë e finalizoi fjalimin e tij kryetari i opozitës, Lulzim Basha në protestën e sotme 13 Maj në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë çadrës së ngritur prej 3 muajsh.

Basha tha se nga sot shqiptarët nuk e njohin Republikën e Vjetër dhe shpalli Republikën e re. “Do të qëndrojmë në shesh deri sa ta institucionalizojmë Republikën e Re”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati që kishte njoftuar prej 1 muaji protestën dhe kishte bërë thirrje për t’u mbledhur masivisht sot, u kujdes të citonte se protestës iu përgjigjen 600 mijë shqiptarë duke u mbledhur në shesh.
Por siç e shihni nga pamjet me dron që solli ekskluzivisht Report Tv, protesta e parë nga lart, rezulton më e pakët në numër madje se dhe ajo e 18 shkurtit, e cila shënoi edhe pikënisjen e protestës maratonë në çadrën përpara Kryeministrisë.

Protesta nisi në orën 12:00 dhe zgjati 1 orë e 30 minuta në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para kryeministrisë, por kreu i qeverisë nuk ndodhej në godinë pasi kishte udhëtuar drejt Selenicës në Vlorë.

Në terren zbritën 2 500 forca policore, por protesta shkoi e qetë. Tubimi kryesor u mbajt pranë çadrës së ngritur prej 3 muajsh para kryeministrisë, objekt që nuk lëvizi nga sheshi, pavarësisht zërave se mund të mbyllej pas tubimit të sotëm.

Në Bulevard krah Bashës u vu re edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nuk u ngrit në podium, ndërsa u pa në jo pak raste i shpërqendruar nga dielli, teksa përpiqej t'u "fshihej" rrezeve të forta. 



Basha: 'Jemi 600 mijë' por e Droni përgënjeshtron

Protesta pati si kulm vetëm fjalën e Bashës, i cili u kujdes të shprehej se sot në shesh ndodheshin 3 herë më shumë protestues se më 18 shkurt.
"Ju shoh edhe ju dëgjoj edhe ju atje në fund para Skënderbeut dhe iu përshëndes sikur iu kam dëgjuar 85 ditë me radhë nga fillimi i lëvizjes tonë të madhe kombëtare. Sot jeni tre herë më shumë mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh dhe milionë të tjerë në këtë referendum historik".

Por pamjet me dron nga ajri kane regjistruar momentet e protestes, vërtetojnë se në shesh ndodhen në pak se në protestën e 18 Shkurtit.

Kjo duket qartë në momentin kur nis protesta dhe këndohet himni kombëtar, por dhe gjatë zhvillimit të saj për rreth 1 ore e 30 minuta.



[gallery]22247[/gallery]

(Pamjet me dron nga Report Tv)


VIDEO-Protesta e Opozitës

Krahasimi/Në protestën sot, më pak protestues se e 18 Shkurtit
krahasimi protestave te pd



Sipas diagramave, sot protestuan 7 600 persona

Zhvillimet minutë pas minute nga protesta e PD sot në Bulevard

Ora 14:45 Lirohen 15 personat që u ndaluan para protestës, mes tyre amerikani
Pak momente para se të niste protesta, Policia ka bërë të ditur se ka shoqëruar më shumë se 15 persona me precedentë kriminal që do të ishin në protestë.
 
Mes të ndaluarve është edhe shtetasi amerikan Jason Morrison. Ai ka ardhur në Shqipëri në 2 maj dhe është mbajtur në vëzhgim nga Policia dhe më pas është marrë në pyetje nga anti-terrori.
 
Burime nga Policia bëjnë me dije se ka qenë një informacion i SHISH, i cili ka raportuar për shtetasin amerikan dhe disa persona të tjerë se do të ishin në pyetje.
 
Ndalimi i tyre është bërë vetëm për t'u marrë në pyetje dhe pas përfundimit të protestës, këta persona janë lënë të lirë nga Policia.

Ora 14:35 Topalli: Kam diferenca të mëdha me Bashën, beteja e vërtetë në Kuvend
Jozefina Topalli në një intervistë për Report Tv u shpreh se kam diferenca me Bashën në mënyrën e të bërit opozitë, ndërsa shtoi se parlamenti është vendi ku thuhet dhe bëhet beteja e vërtetë.

Ora 14:05 Leonard Olli: Protesta e sotme më e madhe se ajo e 18 shkurtit
Në një prononcim për REPORT TV, Leonard Olli u shpreh se protesta e sotme ishte më e madhe se ajo e 18 shkurtit.
 
"Ka pak rëndësi si do të na dukej ne protesta e sotme, e rëndësishme është e vërteta se është disa herë më e madhe se ajo e 18 shkurtit.
 
Uroj dhe shpresoj që aktorët politikë të kenë marrë mesazhin e protestuesve të sotëm, që qytetarët të votojnë të lirë.
 
Kjo lëvizje është për të themeluar atë që me gjak e morëm në 1990 dhe tani po tenton të rrënohet plotësisht.
 
Në ditët në vijim do të kemi reflektimet e nevojshme për tubimin që do të japë fundin me këtë dilemë të rëndë politike.
 
Vlerësojmë negociatat e partnerëve, mirëpresim vizitën e zyrtarit të DASH dhe palët të reflektojnë në raport me këtë vizitë
" deklaroi Olli nga çadra e PD para Kryeministrisë.

Ora 13:55 Basha: Zgjedhje të lira vetëm me një qeveri teknike
Basha nga selia e PD deklaroi "arritët ta mposhtnit frikën dhe të tregoni të vërtetën. Sot shpallëm të vetmen rrugë drejt Republikës së Re.
 
Zgjedhje të lira do të ketë vetëm me një qeveri teknike. Opozita e shpalli, opozita e thirri, por ju e fituat betejën e parë, e juaja është merita, e juaja dhe e jona do të jetë për t'i shkuar deri në fund
" deklaroi Basha.

Ora 13:35 Protesta e PD u mbyll pa incidente, asnjë polic nuk ishte i armatosur
Në protestën e opozitës para Kryeministrisë nuk u shënua asnjë incident. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kishte urdhëruar që të gjitha forcat e policisë të ishin të paarmatosur.
 
Të gjitha forcat e policisë që kishin siguruar perimetrin e protestës dhe menaxhuan Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ishin të paarmatosur.
 
Edhe pse të pajisur për të përballuar çdo eventualitet, asnjë punonjës policie nuk kishte armë.
 
Përjashtim sigurisht bënin forcat speciale, të cilat qëndronin në gatishmëri jashtë perimetrit të protestës.
 
Në protestën që nisi në orën 12:00 dhe përfundoi rreth orës 14:00 nuk u shënua asnjë incident.
 
Ora 13:30 Berisha në krah të Bashës në selinë e PD
basha

Ora 12:50 Protesta, Basha: Referendum për Republikën e Re
"Kurrë më parë nuk janë mbledhur më shumë shqiptarë se sot. Kjo nuk është protestë ku nuk është manifestim, por referendumi i shqiptarëve për Republikën e Re. 

Ju shoh edhe ju dëgjoj edhe ju atje në fund para Skënderbeut dhe iu përshëndes sikur iu kam dëgjuar 85 ditë me radhë nga fillimi i lëvizjes tonë të madhe kombëtare. Sot jeni tre herë më shumë mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh dhe milionë të tjerë në këtë referendum historik. 

Me 18 shkurt, tre muaj më parë u bashkuam për ti dhënë ndal keqqeverisjes, krimit dhe drogës për të kërkuar zgjedhje të lira, si themeli i bashkëjetesës. U bashkuam në këtë shesh për 85 ditë me radhë nga të gjitha kategoritë. 

Ajo që nisi si një kërkim në shpirtrat tanë për rrugëdaljen u kthye në motorin më të fuqishëm të shpresës që vrau frikën dhe ngjalli kurajon në zemrat e cdo shqiptari, që mbushi cdo shqiptar përmes frymës së shenjtë të besimit në Zot dhe atdhe në një të nesërme më të mirë vendimin e madh për ta shporrur dëshpërimin për ta përmbysur Rebulikën e Vjetër për të ngritur të renë.

Ja tek jemi sot me një bashkim që nuk e ka parë Shqipëria, Ballkani, Europa dhe Bota, ku nuk është thjeshtë bashkimi kundër keqqeverisjes dhe kundër të keqes, por shpallja e shpresës te vetja juaj. 

Këtu keni ardhur se besoni te Republika e Re dhe jo se besoni te një njeri apo parti, protesta ripërtëritja e besimit të cdo shqiptari te vetja e vet, tek familja dhe të gjithë te njëri tjetri. 

Përmes këtij besimi ka nisur shpresa që nuk vdes kurrë për Republikën e Re. E nisëm për një objektiv, zgjedhje të lira dhe të ndershme, por sot jemi këtu për shumë më shumë. 

Nuk jemi mbledhur për një ndryshim të vetëm, por më të madhin në 27 vite në historinë tonë. Gjithcka duhet të ndryshojë dhe falë bashkimit gjithcka do të ndryshojë, asgjë nuk do të jetë më si më parë.

Republika e Vjetër sot shpallet objekt i arkivit të Muzeut Kombëtar, ne nuk e pranojmë dhe nuk do ta njohim më Republikën e krimit dhe të drogës. Si mund të pranojmë një shtet ku 18-vjeçari shtyhet drejt vetëvrasjes për një cigare hashash dhe trafikantët bëhen deputetë dhe ministra. Si mund të pranojmë që të papunët kërkojnë bukën e përditshme për familjet e tyre, pushtetarët ia shtrojnë me dreka dhe darka, që kushtojnë sa ndihma ekonomike e një qyteti.

Republika e Vjetër e turpit, pacientët rropaten në spital dhe farmaci spitalore që ilaçe nuk ka, as mjekë, sepse miliona euro i merr me një dorë Rama me oligarkët e koncesioneve.

Një grup pronarët universitetesh të bërë njësh me pushtetin e Ramës bëjnë miliona euro me paratë e shqiptarëve. Ministër i Brendshëm vihet njeriu vihet që i torturoi njerëzit se festuan ditën që vdiq diktatori. Si mund të pranojë Republikën e Vjetër shtresa e mesme, që u bëhet presion që të mbyllin gojën.
 
Qeveria po bën gati vjedhjen e zgjedhjeve për të pasur një parlament të diktuar nga krimi. Ne jemi bashkuar dhe i kemi thënë ndal këtij projekti dhe i kemi thënë se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë, do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike që lufton drogën dhe kriminelët dhe që kthen besimin te vota e lirë.
 
Nuk ka forcë më të madhe se forca e bashkimit tuaj dhe më të shenjtë se forca e kauzës tonë të drejtë, ndaj sot jemi 15 herë më shumë se dje dhe nesër do të jemi më shumë.
 
PD bëhet cdo ditë me e fortë dhe më e madhe duke luftuar me ju dhe për ju për zgjedhje të lira. Askush nuk dobësohet, nga lufta për kauzat e drejta, i bën njerëzit më të fortë, e bën bashkimin tonë të pathyeshëm. Beteja jonë bëhet për vlerat që ndërtuan Europën dhe Amerikën, në asnjë vend nuk luftohet më fort për Europën. Ne jemi mbledhur për një vendim të madh që e con Shqipërinë në Europë, që e rikthen fatin e qytetarëve në duart tuaja, vendimin për t'i thënë njëherë e përgjithmonë Republikës së Vjetër.
 
Ne jemi këtu që përmes Republikës së Re tu kthejmë shqiptarëve atë që është e shqiptarëve. Do të anulojmë ligjin për arsimin e lartë.
 
Do i japim fund taksave të larta, vjedhjes më të madhe qeveritare. Do të injektojmë një mld euro në ekonominë shqiptare.
 
Zëri i emigrantëve do të dëgjohet përmes votimit elektronik. Këto janë të mundura nëse kuçedra e Republikës së Vjetër do të largohet nga burimi dhe resurset e shqiptarëve.
 
Duhet të presim lidhjet e krimit me politikën. Keq e më keq do të bëhet Shqipëria nëse ia lejojmë krimit të vendosë, përmes krimit dhe zgjedhjeve fasadë.
 
Asgjë nuk do të jetë si më parë nëse marrim fatin në duart tona. Republika e Re nuk mund dhe nuk do jetë kurrë e politikanëve dhe partive dhe ku parlamenti është noteri i qeverisë.
 
Me Kushtetutë e me ligj anëtarët e parlamenti do të zgjidhjen vetëm si produkt i vullnetit tuaj, do të përfaqësojnë vetëm vullnetin tuaj.
 
Që kjo të ndodhë duhet të kemi zgjedhje të lira, ku cdo qytetar mund të shprehë vullnetin e tij i pakërcënuar, shitur dhe blerë.
 
Koha e monizmit shkoi njëherë e përgjithmonë, zgjedhjet pa opozitën ti harrojë republika e vjetër dhe gjithkush që qëndron pas saj, por ne do të kemi zgjedhje të lira, sepse forca jonë është e bashkimit dhe qendresës. Iu pyeta a jeni gati të luftojmë, iu premtova se jam gati t'iu udhëheq dhe sot jam për t'iu thënë se: unë dhe PD e kemi mbajtur premtimin që iu dhamë 85 ditë më parë. Nuk kanë reshtur kritikat dhe sulmet ndaj meje dhe PD, por ju e jeni parë që unë as jam stepur dhe asnjë ndalur nga rruga që iu premtova dhe as nuk jam joshur sepse; këtë beteje nuk e bëj për veten time, por për të gjithë ju. 

Sulmet nuk më bëjnë përshtypje sepse forca juaj është te bashkimi dhe qendra juaj. Përshëndes policinë përzemërsisht, asnjë frikë nuk duhet të ketë askush, forca jonë që ditën e parë nuk ka qenë dhunë, forca jona është bashkimi dhe qëndra juaj.
 
Mbi supet tona peshon pesha e historisë, në zemrat tona drita e të vërtetës. Ju jeni gati të hedhim hapin drejt të ardhmes që na pret, ju jeni gati të marrim vendimin e madh.
 
Jam gati ta mbaj premtimin së bashku për t'iu cuar deri në fitoren totale, dita e parë e Shqipërisë po afron. Unë e dija që kjo po vinte, ishte cështje kohe sa shqiptarët të zbulonin Kreshnikun brenda vetes së tyre, fisnikërinë dhe qytetarinë europiane.
 
Le ta shpallim sot Republikën e Re. E sotmja ka hyrë në histori, është vulosur me votën tuaj, me praninë tuaj në këtë shesh. E vjetra po mundet, por që beteja jonë të përmbyllet me fitoren totale ajo është akoma në dorën tuaj dhe kam një pyetje për ju. Nuk iu kërkoj asnjë sakrifikcë, iu lus që gëzimin dhe paqen ta merreni me vete në fund të këtij referendumi popullor.
 
Por pyetja është kjo: A jeni gati të qëndrojmë të bashkuar edhe të bashkohemi përsëri këtu në këtë shesh derisa Republika e Re të jetë realiteti institucional, kushtetues dhe qytetar me zgjedhjet që po vijnë?
 
A jeni gati ta vazhdojmë këtë betejë? Iu kërkoj vetëm qëndresë dhe Zoti do të na bekojë me fitore. Por zgjedhje të lira dhe të ndershme të vetmet që Shqipëria do të ketë, kështu sikur u mblodhëm sot të jemi gati për të tretën të vërtetën, ti lutemi Zotit të hapë sytë dhe veshët e kundërshtarëve të Republikës së Vjetër dhe ti hapin rrugë përmes dialogut. 

Me Republikën e Re do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Zgjedhje të lira, qeveri teknike, Republikë e Re. Bëhuni gati për marshimin final, jeni gati apo jo? Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Të shmangim dhunën! Militantët e PD bëhen ‘mur’ mbrojtës i Policisë
kordoni

Ora 12:45 Basha: Sot jeni 3 here me shume, mbi 600 mije shqiptare ne kete shesh
Protesta kulmoi me fjalimin e kreut te opozites, Lulzim Basha. Qe ne fillim te fjales ai theksoi numrin e protestuesve ne Bulevardin Deshmoret e Kombit.
"Ju shoh edhe ju dëgjoj edhe ju atje në fund para Skënderbeut dhe iu përshëndes sikur iu kam dëgjuar 85 ditë me radhë nga fillimi i lëvizjes tonë të madhe kombëtare. Sot jeni tre herë më shumë mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh dhe milionë të tjerë në këtë referendum historik".

Ora 12:45 Balla apel PD: Mos ketë dhunë, nuk na duhet '97
N/kryetari i grupit të PS, Taulant Balla deklaroi sot nga qyteti i Librazhdit se PD të protestojë sa të dojë, por vetëm trazira mos të ketë, pasi nuk na duhen më as ’97 as ’98.

Ora 12:40 FOTO/ Ironia e Ramës me protestën: Mbahuni burra, po vjen Republika e Re
Prej javësh Lulzim Basha shprehet se do të krijojë një “Republikë të Re”.
 
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestën e PD sot me një fotomontazh të disa prej figurave të PD dhe aleatëve të saj.
 
Në fotomontazhin e publikuar nga Rama dhe që qarkullon në rrjetet sociale është Basha dhe në krah të tij Paloka, Spahiu, Ndocaj, Berisha, Ndoka dhe Fazlliç, ndërsa shoqërohet me mbishkrimin 'Mbahuni burra, po vjen Republika e re'.

rama

Ora 12:15 Protesta, Berisha: 600 mijë vetë në shesh, po çahet Tirana
Protestës së opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
 
Ai ka mbërritur para Bashës tek protesta, ndërsa shoqërohej nga vajza e tij Argita.
 
Nëpërmjet një statusi në Facebook Berisha thotë se në shesh janë rreth 600 mijë protestues.
 
600 mijë vete, po çahet Tirana”, shkruan Berisha. 

Ora 12:10 REPORT TV sjell pamje me dron nga protesta e PD në bulevard
REPORT TV sjell pamjet me dron të protestës së Partisë Demokratike. Protestuesit opozitarë kanë marshuar në tubimin e organizuar  nga PD në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' dhe më pas turma është përqendruar para Kryeministrisë.

Ora 12:05 I bashkohet edhe Majlinda Bregu pavarësisht kritikave ndaj Lulzim Bashës.
Majlinda Bregu

Ora 12:00 Nis protesta e Partisë Demokratike në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', probleme me foninë

Ora 11:55 Ish-kryeministri Berisha nuk është shfaqur deri tani në protestën e opozitës 

Ora 11:50 Basha del nga selia e PD me familjen dhe protestuesit niset drejt bulevardit
Basha
(Basha me familjen ne proteste)

Ora 11:35 PD: 2700 anëtarë do të sigurojnë që protesta do të jetë paqësore

Ora 10:55 Lulzim Basha me gruan dhe dy vajzat në protestë
Ashtu sikur kishte paralajmëruar dje nga çadra në bulevard, kryetari i PD Lulzim Basha në protestën e sotme do të jetë me familjen.
 
Kryeopozitari mëngjesin e sotëm është drejtuar për në hyrjen e selisë së PD me bashkëshorten Aurela dhe dy vajzat, Dafina dhe Viktoria. 

Ora 10:35 Masat për protestën e opozitës, policia ndalon disa persona me precedent
Në prag të protestës së PD, policia ka ndaluar disa persona me precedentë të theksuar kriminal, mes tyre mësohet se është edhe një i huaj.
 
Ndalimet janë bërë, pasi SHISH ka informuar policinë se këta persona mund të shkaktonin dhunë.
 
Pas protestës këta persona pritet që të lirohen nga policia. 

Ndalohet nga antiterrori një ish-marins amerikan
Një numër personash me precedentë penalë janë ndaluar nga Policia këto ditë pak para protestës së thirrur nga opozita pasi dyshohet se mund të shkaktojnë dhunë.
Mes tyre flitet dhe për një ish-marins amerikan.
Burime thonë se shtetasi amerikan, Jason Randy Morrison, i lindur më 1977, ka hyrë në Tiranë më 2 maj.

Ora 10:30 Basha do të niset me protestuesit nga selia e PD për në bulevard ku do të mbajë fjalimin

Ora 10:30 Organizimi, në krye të protestuesve nga veriu do të jetë Edi Paloka.
 

Ora 10:25 Imami dhe Spaho do të drejtojnë protestuesit nga Elbasani dhe Korça. 


Ora 10:20 Noka: U bllokua autobusët në doganë. Ministria: Janë turistë nga Mitrovica
Deputeti i PD, Flamur Noka ka denoncuar bllokimin në doganën e Morinës në Kukës të 15 autobusëve, duke mos i lejuar që të udhëtojnë drejt Tiranës.
 
Sipas deputetit të PD, asnjë autobus nuk u lejua të kalojë e të vij për Tiranë.
 
Ndërsa Ministria e Brendshme ka reaguar duke mohuar akuzat e Nokës, ndërsa sqarojnë se "autobusët janë ndaluar vetëm për verifikim disa minuta dhe nuk janë bllokuar. Janë turistë që janë nisur nga Mitrovica me destinacion Durrësin".
 
Por Noka vijon denoncimin këtë herë në Urën e Tapizës.

2500 policë në gatishmëri, asnjë i armatosur/ Masat
Në terren për protestën e sotme janë 2500 efektivë policie, ndërsa asnjë prej tyre nuk do të jetë i armatosur.
 
Sipas urdhrit, policët do të kenë vetëm shkopinj gome dhe jo armë. Gjithashtu pranë bulevardit janë edhe 4 autobotë me ujë që mund të përdoren për të shpërndarë turmën nëse tubimi do të eskalojë.
 
Protesta do të monitorohet nga Kryeministria, Kryesia e Kuvendit dhe cdo tarracë tjetër e institucioneve në bulevard.
 
Kordonë policie janë vendosur në rresht të parë tek godina e Kryeministrisë.
 
FNSH dhe RENEA do të jetë në gatishmëri tek Kryeministria, kurse në terren do ketë agjentë civil dhe snajperë të vendosur në lartësi të ndryshme.



Ora 10:10 Postblloqe në aksin Fushë Krujë-Vorë-Tiranë
Postblloqe në aksin Fushë Krujë-Vorë-Tiranë në afërsi të Urës së Gjoles dhe ne aksin Fushë Krujë-Tiranë në afërsi të fshatit Nikel.

Ora 10:00 Elbasan, PD: 3000 qytetarë janë nisur për të protestuar sot në Tiranë
Partia demokratike dega Elbasan kishte marrë masa për transportin e qytetarëve duke vënë të paktën në dispozicion 28 autobusë.
 
Nisja është kryer para selisë së PD-së së degës dhe në disa pika të tjera në qytet. Po ashtu organizime ka pasur edhe në fshatra.

Ora 09:50 Protesta e PD, policët me maska e kundragaz
Pak orë para nisjes së protestës së PD në Tiranë janë parë edhe policë me maska dhe kundragaz, të përgatitur dhe në gatishmëri për cdo situatë  të mundshme. 

policia kundra gaz

Ora 09:45 Blindohet Tirana, forca të shumta policie për shmangur incidentet në protestë
Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së Partisë Demokratike. Më shumë se 1500 efektiv janë vendosur pranë Kryeministrisë, ndërkohë që ishin të pranishme edhe forcat Speciale, forcat Renea dhe FNSH
 
Protestuesit e Partisë Demokratike për të shmangur incidentet kanë krijuar një kordon para oficerëve të policisë, që ishin femra dhe burra.
 
Gjatë protestës uniformat blu qëndronin në gatishmëri në dy krahët e kryeministrisë dhe pas godinës që qeverisë. Binte në sy se policët mbanin me vete disa çanta, ku kishin future pajisjen kundragaz.

Ndërkohë Report TV ka zbuluar urdhrin e Ministrisë të brendshëm Fatmir Xhafaj ku të gjithë policët që kishin siguruar perimetrin e protestës ishin të pa armatosur.
 
Burimet nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se pavarësisht se situata mund të agravonte, Policët nuk kishin armë. Përjashtim sigurisht bënin Forcat Speciale, të cilat qëndronin në gatishmëri jashtë perimetrit të protestës.
 
Snajperët e RENEAS kanë qëndruar në tarracat e Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit
 
Ndërkohë me ikjen e protestuesve, edhe strukturat e policisë janë larguar. Policia ka treguar forcën e saj në këtë protestë, ku ishin të pranishme makina tip “Hamer”, makinat të blinduara dhe shumë pajisje të tjera.

[gallery]22242[/gallery]

[gallery]22240[/gallery]​

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik