Basha sërish me ambasadorët e
BE, Vlahutin përsëri nuk shkon

Basha sërish me ambasadorët e<br />BE, Vlahutin përsëri nuk shkon
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një tjetër takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian të akredituar në Tiranë.
 
Edhe në këtë takim, i dyti radhazi pas atij të djeshëm, nuk ka qenë e pranishme ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.
 
Në përfundim të takimit, Basha është shprehur për mediat se opozita nuk do tërhiqet deri në plotësimin e kushtit të vetëm, krijimin e një qeverie teknike.
 
"Bëmë të qartë vendimin tonë për të mos u tërhequr nga beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme, deri në realizimin e kushtit të vetëm, që është qeveria teknike. Ishte një bashkëbisedim shumë i frytshëm, për qëllimet europiane të lëvizjes tonë popullore dhe besoj se unë, por edhe kryetarët e partive të tjera të koalicionit dalin nga kjo drekë me më shumë optimizëm për të çuar deri në fund kauzën tonë", 
u shpreh Basha.

I pyetur për mungesën e dytë radhazi të ambasadores së BE, Vlahutin, Basha u përgjigj: "Unë ju uroj ju dhe të gjithë gazetarëve, të gjithë punonjësve të medias, që edhe sot në këtë ditë feste jeni në krye të detyrës; Gëzuar Ditën e Verës"!​

Deklarata e plotë e Bashës pas takimit me ambasadorët: 

Diskutuam për gjendjen politike në vend dhe bashkë me përfaqësuesit e tjerë të koalicionit opozitar, bëmë të qartë vendimin tonë për te mos u tërhequr nga beteja qytetare, nga beteja popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme, deri në realizimin e kushtit të vetëm të opozitës që është; një qeveri teknike me vullnet të gjerë politik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pyetje: A patët ndonjë kërkesë specifike nga ambasadorët? Ndonjë pretendim apo vërejtje të tyre?
Basha: Për sa kohë më njihni, edhe si Ministër i Jashtëm, nuk kam folur në emër të ambasadorëve, e s'mund të flas sot në emër të ambasadorëve. Qëllimi ishte një bashkëbisedim dhe ishte shumë i frytshëm, dashamirës, mbështetës për qëllimet europiane dhe europianizuese të qendresës, të levizjes tonë popullore. Unë dhe besoj edhe kryetarët e partive të tjera të koalicionit, ndahemi edhe nga kjo drekë me shumë optimizëm dhe akoma me më shumë vendosmëri për t’i shkuar deri në fund kauzës tonë.

Pyetje: Prape nuk e patët zonjën Vlahutin sot?
Basha: Unë ju uroj ju dhe të gjithë gazetarëve, të gjithë punonjësve të medias, që edhe sot në këtë ditë feste jeni në krye të detyrës; Gëzuar Ditën e Verës!​

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Dhunohet infermieri në krye të detyrës te “Nënë Tereza”, arrestohet 23-vjeçari

Tiranë/ Dhunohet infermieri në krye të detyrës te “Nënë Tereza”, arrestohet 23-vjeçari