“Ndarja e skuadrave të pushteteve” të Partisë Demokratike pas përplasjeve të vazhdueshme të Berishës dhe Bashës vijojnë ende, krytari i FRPD, Belind Këlliçi deklaroi hapur ndjekjen e foltores së Berishës.
Lulzim Basha njoftoi sot hapjen e garës për rioganizimin dhe zgjedhjet në FRPD, ku theksohet kryetari zgjidhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Belind Këlliçi la të nënkuptuar se kjo ishte një hakmarrje e Lulzim Bashës, pasi i kishte njoftuar më herët ai ai personalisht, por edhe një grup e të rinjve do i bashkohen Foltores së Sali Berishës me të rinjtë, që do të mbahet të dielën e 7 nëntorit në Tiranë në orën 12:00.
Direkt pas kësaj përplasjeje të vazhdueshme të Partisë Demokratike ka reaguar kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas shqiptare, Albana Vokshi duke theksuar se inatet personale dhe hakmarrjet duhet lënë pas dhe nuk duhet të ndërhyjnë në zhvillimin e paritsë. Nëpërmjet një postimi në Facebook Vokshi është shprehur se LDGSH dhe FRPD, janë forume që organizohen dhe drejtohen në bazë të statutit të tyre dhe askush, sipas saj, as kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen.
Postimi plotë:
"Partia Demokratike ka nevojë për demokraci, jo arbitraritet! Statuti i Partisë është i qartë: vendim-marrja e brendshme nuk lihet në një dorë. Përkundrazi, ajo është e shpërndarë mes një sërë organesh dhe drejtuesve të ndryshëm. Organizatat Partnere të Partisë Demokratike, LDGSH dhe FRPD, janë forume që organizohen dhe drejtohen në bazë të Statutit të tyre. Askush, as Kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen. Asnjë organ, asnjë funksionar nuk mund të uzurpojë pushtetin që statuti ja njeh një forumi, organi apo funksionari tjetër. Vecanërisht në situata debati apo përplasjesh të brendshme, inati, hakmarrja, intrigat nuk duhet të prevalojnë ndaj statutit. Përkundër, Statuti është vendimtar dhe mbi të gjitha ceshtjet e mbi te gjithë. Pas 31 vjetësh, cdo demokrat është në mision, për t’u bashkuar për të ringritur partinë nëpërmjet fuqizimit të anëtarësisë, forcimit të demokracisë të brendshme, respektimit të fjalës dhe mendimit të lirë."
Lajmi kryesor: