Këlliçi: Basha shpalli zgjedhjet për kreun e FRPD pasi unë i thashë se do jem të 'Foltorja' e Berishës! Vendimi është nul, s'është kompetencë e tij

Belind Këlliçi ka dalë kundër Lulzim Bashës, pas vendimit për të shpallur zgjedhjet për FRPD, sipas tij, vendimi është nul. Sipas Këlliçi, ky vendim i Bashës erdhi pasi ky i fundit, i ka konfirmuar se do të marrë pjesë te 'Foltorja' Sali Berishës me të rinjtë në Tiranë, të hënën e 7 nëntorit. 

“Me garën më të rregullt që ka pasur PD, në 30 vite jam vënë në dijeni për zgjedhjet e FRPD, unë sot kam pasur mundësi që të vë në dijeni kryetarin e partisë për pjesëmarrjen time në Foltoren e Rinisë, të thirrur nga Sali Berisha, sot jam vënë në dijeni përmes një vendimi në FB, për një proces në gjykimin tonë, jam i shoqëruar nga 90% e forumi, konsiderohet nul, kam informuar kryesinë, atë kryesi që ka marrë pjesë në çdo protestë të PD, ka bërë fushatë në çdo cep për të zgjedhur Lulzim Bshën kryeministër, vendimi i sotëm është i pabazuar në statut, dhe përtej kompetencave të Lulzim Bashës, në asnjë nen nuk flet për kompetencë të kryetarit në një organikat partnere, shpall vakanca, komandon, brenda strukturave të PD, por ne jemi organizatë e pavarur, mandati im dhe i një pjese tjetër ka skaduar, por jemi në të drejtën e ushtrimit të mandati, deri në dorëzimin e institucionit te trupa e re, ka pasur një vendimmarrje unanime, 100% e personave janë shprehur kundër vendimit të kryetarit të PD-së. Ne kishim vendosur që këtë proces për zgjedhjet ta nisnim kohë më parë, por duke qenë se PD që prej 10 shtatorit ndodhet në një gjendje kritike, ndodhet në një gjendje të vështirë dhe krizë të brendshme që ne gjykojmë se duhet të zgjidhet përmes votës, ne nuk kemi vepruar dhe nuk momenti për të uzurpuar forumin e PD. kur do të piqen kushtet në PD për të pasur një proces të vërtetë, atëherë po. FRPD struktura më vitale e PD.


Lajmi kryesor:

Basha shpalli zgjedhjet për FRPD, Këlliçi pas mbledhjes së Kryesisë: Ai mori vendimin pasi e njoftova se do jem te 'Foltorja' e Berishës me të rinjtë të dielën! Është nul, jo kompetencë e tij


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja