Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas përfundimit të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë. Basha thotë se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë Eurot që BE i dha vendeve të Ballkanit për projekte për vitin 2019.
Lideri demokrat e quan këtë një ndëshkim të qëllimshëm kundër një qeverie të korruptuar të lidhur me krimin, për të mbajtur Shqipërinë jashtë çdo procesi afrimi për sa kohë do jetë Rama në pushtet.
"Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi Europian u dha vendeve të Ballkanit për projekte kombëtare infrastrukturore, për vitin 2019. Është ndëshkim i qëllimshëm kundër një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Është vazhdim i qëndrimit të prerë të vendeve të Bashkimit Europian për të mbajtur Shqipërinë jashtë çdo procesi afrimi për aq kohë sa në pushtet është Edi Rama. Qeveria Rama është e vetmja qeveri në 30 vjet tranzicion që nuk ka bërë asnjë hap të vetëm në procesin e integrimit europian. Fatkeqësisht izolimi ndërkombëtar që po i bëhet qeverisë Rama po sjell pasoja direkte për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët po ndëshkohen për shkak të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin. Prandaj largimi i Ramës është një arritje që do të përmirësojë jetën e çdo shqiptari", shkruan Basha.
Megjithatë, ndryshe nga çfarë pretendon Basha, Samiti i Poznanit në kuadër të Procesit të Berlinit ka dhënë fryte për Shqipërinë.
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
20.8%
-
As i mirë as i keq
34.8%
Vota total: 778
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
O Mr. Basha per leket le te tjer te flasin. Se te jet per ty 7x7 akoma 47 bojn
PërgjigjuNuk esht e vertet, per kundrazi ka mar me shum se gjitha shtetet e ballkanit basha. Ky akoma I mer shqiptart per budallenj
PërgjigjuLulke nderro kaseten akoma me hartime ti Ske faji se edhe ne shkolle tu deshenn shume vite keshtu sic je ti edi rama do jete ne pushtet sa te jete gjalle
PërgjigjuKy e ka mendjen vetem leke.
PërgjigjuVazhdon cdo dite dhe per gjithecka,nje “propagande fashiste”,qe ne thelb ka : genje 105 %,se dicka mbetet ! “Shpelarje truri” per militantet dhe kush ta “haje” ! Qytetari
PërgjigjuSi ka nerva akoma ky Morr. Po ik o vella se jena lodh me ju te gjithe.
PërgjigjuO hajdut mos u merzit,se marrim rradhes tjeter.
PërgjigjuOre akoma vazhdon dhe mashtron ky budalli
PërgjigjuKu e ka gjet Sala kete budalla,pash zotin?
Përgjigju